Visualizzazione post con etichetta jeta. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta jeta. Mostra tutti i post

lunedì 20 aprile 2020

ITAKA / K.Kavafis (dedikim birit tim)




Kur te nisesh udhetimin per ne Itake
Shpreso qe udha te jete sa me e gjate
Plot me aventura, plot zbulime.
Prej gjiganteve Lestrigone e Ciklopeve
As prej furise se Poseidonit - 
Frike mos ki.
Se nuk ke per t’i gjete, ne udhen tende, 
Nese ke per te shtuar dijet e tua, 
E per sa kohe shpirti e trupi yt 
Te gjallerohen prej entuziazmit.
As Lestrigonet, as Ciklopet, 
E as Posedonin e terbuar - s’do te luftosh
Vec nese ke per t’ju bere vend ne shpirtin tend,
Vec nese shpirti yt, brenda teje t’u beje vend.

Shpreso qe udha jote te jete sa me gjate.
E te panumerta te jene mengjeset verore, 
tek ndjen kenaqesi e gezim,  
nder brigje ku ke per te shkele 
per te paren here;
Te ndalosh ne tregjet arabe
Te blesh sa te duash gjera te bukura,
Margaritare, perla e te tjere gure te cmuar
Parfume terheqese te cdo lloji.
E te vizitosh shume qytete egjiptiane,
prej kultures se tyre
te njohesh e te mesosh sa me shume.

E, gjithmone ne mendje mbaje, Itaken. 
Te mberrish atje eshte qellimi yt.
Por mos nxito aspak ne udhetimin tend
Sa me shume te zgjase aq me mire.
Se ke per te qene burre i thinjur 
kur te mberrish ne ishull, 
I pasuruar me gjithcka ke fituar udhes,
Pa prite pasuri prej tij.

Se Itaka te ka dhuruar 
udhetimin e mrekullueshem.
Pa te, ti nuk do te ishe nisur per udhe.
 Se çfare t’ju jape me, ajo nuk ka.
E nese e gjen t’varfer, mos mendo se te ka mashtruar
Je bere mendjendritur, plot me pervoja, 
Ndaj ke per ta kuptuar

 se ç’kuptim ka, Itaka.

20prill’20
(Shqip M.C)


venerdì 2 giugno 2017

Dedikim -Nje qershor -dita e femijeve.


Sot festohet 1qershori, festa e femijeve. Uroj festen femijeve te mi.
Uroj qe kjo feste te jetoje ne zemrat dhe shpirtin tuaj gjithe jeten.
Nuk uroj te fitoni gjithmone ne jete, por te luftoni gjithmone per te fituar, sepse vete jeta eshte e tille.
Nuk dua te merrni diçka qe nuk e meritoni, por nese mendoni se meritoni diçka duhet te ushtroni te gjitha forcat tuaja per ta patur, çfaredo lloj objetivi te jete.
Mesoni ti njihni njerzit me te cilet keni te beni. 
Jini koherent dhe kini respekt ndaj atyre qe shprehin keto cilesi ndaj jush. 
Te tjeret, besomeni, nuk kane se ç' t'ju mesojne ne jeten tuaj.
Nese beni pjese ne nje grup, kini respekt per gjithe grupin, pa bere dallime. E pergezoni kedo qe ka sukses, sepse dikush ka patur besim ne aftesite e tij. E mos u shkurajoni nese dikush nuk iu pergezon per suksesin tuaj, çmojeni per  sinqeritetin ... 
Ne jete, nuk duhet te keni kushedi se sa miq, ne radhe te pare duhet te jeni miq te vetvetes, sepse do te thote se mund te jeni mire edhe vetem e "vetmia eshte liri" ... sepse kush nuk mund te jetoje pa turmen nuk njeh liri.
E nese me te vertete ua do zemra te kini miq te mire, duhet ti zgjidhni ato. Mund te ndodh qe te njihni persona, te cilet nuk ka rendesi se sa kohe jane te pranishem ne jeten tuaj te perditshme, te cilet do te mbesin te tille; vetem te njohur... e duhet ta dini se eshte e mundur qe duhen lene rruges sepse "kur kupa mbushet... mbushet e kaq"
Jini gjithmone te drejte e te vertete me veten tuaj; thoni gjithmone te verteten dhe njerzit e gabuar do largohen vete. E ju lutem mos falni dy here ca persona, do te perserisin te njejtin gabim ndaj jush; sepse ekzistojne dy kategori njerezish : ato qe gezohen duke bere mire, e ata qe gezohen duke bere keq, ja, nga keta te fundit mbrohuni. 
Mos beni kompromise me jeten  tuaj, o,  nese duhet, bejeni me dike qe ia vlen.
Ah, edhe diçka tjeter, mos jini te padrejte me zemren tuaj, asnjehere, sepse zemra dihet nuk njeh arsye, qan, qesh, ben shaka... por, mundohu ni me te gjitha forca te ruani shpirtin tuaj. Nuk eshte organ ne trupin tuaj, por ekziston. Eshte ai vendi i paster ku duhet te hyjne vetem njerezit qe jane njerez e qe na ndihmojne te jemi te tille.
E, mbi te gjitha, mbani mend se çdo gje qe beni ne jeten tuaj, e beni per veten, per te rriturit qe do te beheni. MOS JINI SI GJITHE TE TJERET, JINI VETVETJA.


M.C 1qershor2017

martedì 31 gennaio 2017

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës


Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët.


Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁. 
Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre.
Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer. 
I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë.
Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura.
Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë.
Atëherë burri u shpjegoi që të katërve  se secila nga përshkrimet që kishin dhënë ishte i saktë, pasi secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një stinë të caktuar.
Ai u tha atyre se si pema, ashtu edhe njerëzit nuk gjykohen për një stinë të tyre, dhe se thelbësorja, esenca, e dashuria që përcjellin ato mund të vlerësohet vetëm pasi e kanë mbyllur ciklin e katër stinëve.
"Nëse heq dorë nga dimri, do të humbasësh ardhjen e pranvera, pasurinë e verës e bukurinë e vjeshtës. 
Mos lejo që dhimbja e një stine të të shkatërrojë gëzimin për çka vjen më pas. 
Mos e gjyko jetën tënde, kur ke momente të vështira. Mos u dorëzo në të tilla momente dhe me siguri, ditë më të mira do të vijnë.
Jeto me entuziazëm çdo stinë të jetës tënde..."

Burimi: web
Nga ital. Shqip. M.C)



venerdì 11 marzo 2016

Legjenda e ngjyrave të ylberit

Si lindi ylberi


     
   
 Një legjendë e vjetër irlandese
 tregon se aty ku përfundon ylberi,
 gjendet një qyp plot me flori,
 të cilin e ruan një xhuxh. 
Thuhet gjithashtu se, 
nëse në ylber mbizotëron ngjyra e kuqe, - është shenjë bollëku për stinën e verës, 
nëse mbizotëron  jeshilja - do të prodhohet vaj ulliri me bollek,
  nëse mbizotëron e verdha, - do të ketë grurë me bollek.



Shumë kohë më parë ngjyrat e ylberit u grindën keq me njëra - tjetrën. Secila mendonte se ishte më e rëndësishme, më e dobishme, më e preferuara nga të tjerat.

JESHILJA thoshte:" Me siguri unë jam më e rëndësishmja. Unë jam shenja e jetës dhe e shpresës.
Mua më kanë zgjedhur bari,  pemët, e bimësia. Pa mua të gjitha kafshët do të ngordhnin. Ja, shikoni përreth ndër fshatra dhe do të vini re se unë mbizotëroj nga të gjitha ngjyrat e tjera...

BLU-ja e ndërpreu: -  "Ti flet vetëm për tokën, por nuk e ke llogaritur qiellin, detin! Eshtë uji që bie nga retë në detin e thellë. Qielli të jep hapesirë, paqe e qetësi. Pa mua, ju do të ishit asgjë.

E VERDHA u hodh: - "Ju jeni kaq seriozë! Unë sjell buzëqeshje, gëzim e ngrohtësi në botë. Dielli është i verdhë, hëna është e verdhë, yjet janë të verdha. Kur çelin lulediellit, gjithë bota duket se buzëqeshë. Pa mua nuk do të kishte gezim..."

PORTOKALLJA
ia priti: -" Unë jam ngjyra e shëndetit dhe e forcës. Mundet të jem e dobët, por e çmueshme, sepse unë jam e nevojshme për njerëzit. Unë mbaj me vete vitaminat më të rëndësishme. Mendoni karotat, kungujt, portokallet, mangon, dhe papajen. Unë nuk jam përherë e pranishme, por kur mbush qiellin në agim dhe perëndim, bukuria ime është kaq impresionuese, sa askujt nuk i vete mendja tek asnjëra prej jush...

E KUQJA: - foli me ze te larte, pak më tej : "Unë jam mbretëresha e të gjithave. Unë jam ngjyra e gjakut dhe gjaku është jeta, dhe ngjyra e rrezikut dhe e kurajos. Unë jam gati të dyluftoj  për një qëllim, unë  bej gjakun zjarr, toka pa mua do të kishte qenë bosh si hëna. Unë jam ngjyra e pasionit, e dashurisë, trëndafili i kuq, lulekuqja...

MANUSHAQJA u ngrit më këmbë. Ashtu e lartesuar, foli me zë të fuqishëm: - Unë jam ngjyra e mbretërve dhe e pushtetit. Mbretër, udhëheqës e pushtetar më kanë zgjedhur gjithmonë mua, sepse jam shenjë e autoritetit dhe e diturisë. Njerëzit nuk pyesin... mua më dëgjojnë dhe më binden...!

Në fund, ngjyra VJOLLCE, me shumë qetësi, por me vendosmëri, foli: " Mendoni mua, unë jam ngjyra e heshtjes, ju më vini re me vështirësi, por pa mua ju jeni sipërfaqësore të gjitha. Unë përfaqësoj mendimin dhe reflektimin, muzgun dhe ujërat e thella... Ju të gjitha keni nevojë për mua për të krijuar kontrastin e barazinë, për t'u lutur dhe për t'i thurur lavde paqes... "

E kështu ngjyrat vazhduan që të diskutonin, secila me bindjen se ishte superiore të tjerave. U grindën gjithmonë e më shumë pa arsyetuar.
Papritur një vetëtimë theu qiellin ndjekur nga një zhurmë shumë e fortë. Bubullima dhe shiu  i rrembyr, që vijoi më pas, i frikësoi shume,ndaj  u mblodhën të gjitha bashkë, për t'i dhënë zemër njëra-tjetrës...

Në mes të zhurmës, SHIU nisi të fliste:" Ju ngjyra budallaçka,  grindeni mes jush dhe secila nga ju kërkon të mbizotërojë mbi tjetrën... A nuk e dini ju, se secila nga ju është krijuar për një qëllim të caktuar dhe të ndryshëm? Kapuni për dore dhe ejani me mua"
Pasi u pajtuan, u kapën dorë për dore.
SHIU vazhdoi: "Tani e tutje, kur të bjerë shi, çdonjëra nga ju do të shtrihet përgjatë qielli në formë harku ngjyrash për të kujtuar se ju jetoni të gjitha në paqe me njëra tjetrën.
e keshtu lindi ai qe quajme ylber.
YLBERI është shenjë e shpresës dhe e Paqes për të Nesërmen...


                        Ne shqip nga ital. M.C



‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...