Showing posts with label histori e shkurter. Show all posts
Showing posts with label histori e shkurter. Show all posts

Tuesday, January 31, 2017

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës


Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët.


Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁. 
Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre.
Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer. 
I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë.
Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura.
Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë.
Atëherë burri u shpjegoi që të katërve  se secila nga përshkrimet që kishin dhënë ishte i saktë, pasi secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një stinë të caktuar.
Ai u tha atyre se si pema, ashtu edhe njerëzit nuk gjykohen për një stinë të tyre, dhe se thelbësorja, esenca, e dashuria që përcjellin ato mund të vlerësohet vetëm pasi e kanë mbyllur ciklin e katër stinëve.
"Nëse heq dorë nga dimri, do të humbasësh ardhjen e pranvera, pasurinë e verës e bukurinë e vjeshtës. 
Mos lejo që dhimbja e një stine të të shkatërrojë gëzimin për çka vjen më pas. 
Mos e gjyko jetën tënde, kur ke momente të vështira. Mos u dorëzo në të tilla momente dhe me siguri, ditë më të mira do të vijnë.
Jeto me entuziazëm çdo stinë të jetës tënde..."

Burimi: web
Nga ital. Shqip. M.C)



Saturday, June 4, 2016

Po zemra, zemra ku ...



"Një fëmijë më pyeti: "Po zemra a rrin gjithmonë në të njëjtin vend, apo, nganjëherë, zhvendoset?  Njëherë shkon djathtas, njëherë shkon majtas?"

Unë:"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend, në anën e majtë..."

E ndërkohë mendova:",,, pastaj një ditë, do të rritesh. e atëherë do ta kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme, por nuk banon në asnjë prej tyre.

Të vjen në fyt, kur je i emocionuar. ose rrëzohet në stomak, kur ke frikë ose kur të lëndojnë.
Ka raste kur do ti shtojë rrahjet dhe do të të duket sikur po të del nga kraharori. Por, herë të tjera, nderron rolet me trurin.

Kur të rritesh, do të mësosh të marrësh zemrën tënde në duar e ta besosh në duart e të tjerëve. Dhe, në të shumtën e herëve, do të ta kthejnë mbrapsht paksa të dëmtuar. Por ti mos u shqetëso. Do të jetë e bukur gjithsesi. O, ndoshta, do të jetë akoma më e bukur. Por këtë, do ta kuptosh vetëm pas shumë e shumë kohësh.

Do të përjetosh ditë në të cilat do të mendosh se nuk e ke më një zemër. Sikur e ke humbur. Dhe do të të merret fryma duke e kërkuar në një kujtim, në një aromë, në shikimin e një kalimrtari, në xhepat e vjetëruar të një mantoje të shpërdoruar.

Pastaj, do të vijë një ditë, paksa e ndryshme, paksa e veçantë, më e rëndësishme se të tjerat... në të cilën do të kuptosh se sa e rëndësishme është të dhurosh zemrën tënde, sepse vetëm duke dhënë dashuri, merr kuptim jeta jote...

(burimi: web, nga ital.- shqip M.C)

image gif  Google+

Monday, May 30, 2016

Histori e shkurtër - Përrallë për budallenjtë (Afrike-Senegal)



Histori nga ato qesh e qaj   Shumë kohë më parë në botë, budallenjtë ishin të paktë në numër, në krahasim me sot.
Kur gjenin ndokund një të tillë, e largonin menjëherë nga vendi.
Në ditët e sotme, do të duhet të largosh pothuaj gjysmën e banorëve dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Por si shpjegohet që ka kaq shumë budallenj mes nesh?
Ja si kanë shkuar gjërat...


 Një ditë tre budallenj të cilët ishin dëbuar nga një fshat, për shkak se merreshin shume me thashetheme, u gjendën në një udhëkryq dhe thanë: "Ndoshta do të bëjmë diçka të dobishme nëse bashkojmë zgjuarsinë e tre kokave budallaqe."
E vazhduan rrugën së bashku; pas pak kohe, arritën para një kasolleje, nga e cila doli një i moshuar, i cili i pyeti: "Ku po shkoni?"
Budallenjtë ngritën supet dhe u përgjigjën:"Ku të na shpien këmbët. Na kanë dëbuar nga fshati për shkak të idiotllëkut tonë."
I moshuari u përgjigj: "Atëherë hyni brenda. Do t'ju vë në provë."
Ky i fundit kishte tre vajza edhe ato budallaqe ishin dhe u tregua i ndjeshem ndaj tyre...
Të nesërmen, i tha budallait të parë: " Ti, do të shkosh për peshkim!"
Të dytit:"Shko në pyll dhe sillmë një gur të madh të lidhur me litare të bërë gërshet!"
Pastaj të tretit: "Ndërsa ti do të më sjellësh arra kokosi!"

Të tre budallenjte morën një enë, një sëpatë dhe një shkop, e u nisën për rrugë.
I pari u ndal pranë detit për të peshkuar. Kur ena e tij u mbush plot, papritur e mori etja: hodhi të gjithë peshqit në ujë dhe u kthye në shtëpi për të pirë ujë.
 I moshuari e pyeti: "Ku janë peshqit?" E ai u përgjigj:"I hodha përsëri në det. Sepse më mori etja e kam ardhur me të shpejtë në shtëpi për të pirë ujë.
I moshuari u inatos keq dhe e pyeti: "Nuk mund të pije ujin e detit ti?"
Budallai u përgjigj: "Nuk me erdhi në mendje..."
Gjatë kësaj kohe, i dyti budalla, që kishte shkuar në pyll, po përgatitej të kthehej në shtëpi; i ishte kujtuar se nuk kishte litar që të lidhte gurët e mëdhenj. Ndaj po vraponte për në shtëpi për të gjetur një të tillë.
I moshuari u inatos edhe më shumë. "Përse nuk e ke lidhur gurin me një nga litarët?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."
 Budallai i tretë hipi në pemën e palmës së kokosit, u tregoi frutave shkopin e tij dhe u tha: "Ti duhet të lëshosh përtokë këto arra kokosi, e kuptove apo jo?"
 Zbriti dhe filloi të godiste pemën me shkop. Por nuk ra asnjë kokërr. Kështu edhe ai u kthye në shtëpi me duar bosh.
E përsëri u inatos i moshuari: "Po kur ti ishe sipër në pemë, përse nuk i këpute frutat me dorë?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."

I moshuari e kuptoi se nuk do të kishte për të bërë asgjë të vlefshme me ato tre budallenj. 
I martoi me tre bijat e tij budallaqe dhe i dëboi që të gjithë. 
Budallenjtë dhe gratë e tyre ndërtuan strehë dhe jetuan mirë e keq. 
Bënë fëmijë aq budallenj sa veten e tyre, kasollet u shumuan dhe budallenjtë u përhapën në të gjithë botën. 

(burimi web shqip M.C )


Thursday, April 21, 2016

Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha



Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku:
Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat.
Nder to edhe Dashuria.
Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej.
Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë.

Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit.

Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.

Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti?
"Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?"

Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty."

Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë.
Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje.

Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?"
"Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë të hirtë.

Kaloi Lumturia andej pari, gjithashtu, por  ishte shumë e zënë me lumturinë e saj, ndaj as që e dëgjoi zërin e Dashurisë që po i kërkonte ndihmë.

Papritur, u dëgjua një zë:-" Eja, Dashuri , po të marr unë me vete."
Ishte një e moshuar.
 Me një kërcim të hareshëm, Dashuria u hodh në barkë, por harroi që të pyeste se ku po shkonin.
 Kur mbërritën në breg, e moshuara u larguar në hesap të vet.
Duke kuptuar se sa borxhlije ishte ndaj saj, Dashuria pyeti Diturinë, një tjetër e moshuar:-" Kush ishte ajo që më ndihmoi mua?"
"Ajo ishte Koha." u përgjigj Dituria.
"Koha?" mendoi Dshuria.
Atëherë Dituria, sikur të lexonte mendimet e Dashurisë në atë moment, buzëqeshi dhe u përgjigj:-" ...sepse vetëm Koha është në gjendje të kuptojë se sa e vlefshme është Dashuria."

(burimi: web angl.-shqip M.C)

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...