Visualizzazione post con etichetta folks. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta folks. Mostra tutti i post

domenica 17 gennaio 2016

Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar


Një përrallë ruse (lufta e perjetshme mes se mires e se keqes)










  Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti.
Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë.
Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte. 
E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte atë në pyll.
"Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo.
Burri u dëshpërua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj.
Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë.
Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.
 Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të  kërcente e të vallëzonte rreth saj duke i thënë: "Unë jam magjistar. E kam emrin Acar."
"Je i mirëpritur!" - iu përgjigj vajza.
" E qielli të ka sjellë pranë meje për të më marrë me vete!?"
Në të vërtetë magjistari Acar donte që ta ngrinte vashën, ta bënte akull, por tek e dëgjonte të fliste me aq ëmbëlsi, pati mëshirë për të dhe i dhuroi një gëzof të mrekullueshëm. Pastaj u largua. 
Vasha e veshi dhe më pas u ul përsëri tek grumbulli me borë.
Pas pak magjistari Acar u kthye përsëri. 
E u përsërit e njëjta skenë. 
E këtë herë magjistari i dhuroi vajzës një arkë të madhe, në të cilën kishte një pajë të mrekullueshme, pastaj u largua.
Herën e tretë Acari i dhuroi vashës një çantë të qëndisur me ar dhe argjend, e ajo u lumturua dhe i këndoi këngë të gëzueshme.
Ndërkohë në shtëpi, njerka po bënte përgatitjet për funeralin e urdhëroi burrin që të shkonte e të merrte trupin e së bijës në pyll, sepse mendonte se tashmë ajo kishte ngrirë nga të ftohtit e madh.
Ndërsa njerka e ligë përgatiste për të ngrënë pa vashën të vinte shëndoshë e mirë, të veshur për mrekulli, me gëzofin e bukur, me arkë e me dhunti.
Menjëherë njerka urdhëroi burrin e saj që të merrte kuajt me slitë dhe të çonte bijën e saj në pyll. 
Aty u përsërit e njëjta gjë me magjistarin Acar. Por bija e njerkës së ligë, u tregua e idhët dhe e vrazhdë me të. Atëherë magjistari Acar filloi të frynte me sa fuqi që kishte dhe deshi që ta ngrinte. Nëna e saj, nuk priste dot më, ndaj vrapoi në pyll edhe ajo për të parë se çfarë kishte ndodhur. E magjistari Acar iu lëshua edhe asaj. Ato, të dyja të frikësuara, ia mbathën me të katra dhe që atëherë, nuk i ka parë asnjeri..



‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...