Showing posts with label anektoda. Show all posts
Showing posts with label anektoda. Show all posts

Monday, March 21, 2016

Anektoda për njerëz të mençur- Xhorxh Washington dhe pema e qershisë

Kur xhorxh ishte pesë vjeç ishte bërë mjeshtër në përdorimin e sopatës, e, si shumë fëmijë të moshës së tij, priste çdo gjë që i dilte para.

Një ditë, ndërsa argëtohej tek priste ca degëza bizelesh, gjeti një pemë të bukur qershie Angleze, për të cilën babai i tij ishtë shumë krenar. Vuri sopatën tek trungu dhe i dha një gërvishtje lëkurës, kështu ajo u tha.

Pak kohë më pas, babai e zbuloi se çfarë i kishte ndodhur pemës së tij të preferuar. U fut brenda në shtëpi shumë i inatosur, dhe pyeti se kush ishte ai dreq që kishte hequr lëkurën e pemës. Por askush nuk foli.
Në dhomë hyri Xhorxh me sopatën e tij të vogël në duar.
"Xhorxh,- e pyeti i ati,- mos di gjë se kush e ka prerë pemën time të qershisë atje në kopësht?
Ishte e vështirë ti përgjigjej kësaj pyetjeje, dhe për një moment Xhorxh u trondit, por shpejt e mori veten dhe foli:
" Nuk mund të gënjej, babi,ti e di qe nuk mund të tregoj gënjeshtra; e preva unë, me sopatën time."
Babait i iku inati nga fytyra, dhe e mori birin e tij në krahë me butësi, dhe i tha:
"Biri im, fakti që ti nuk ke frikë të thuash të vërtetën është më i rëndësishëm se mijëra pemë! Po- edhe sikur te ishin me lule argjendi dhe gjethe prej ari."

Përshtati në shqip M.C

Thursday, January 21, 2016

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni


Diogjeni (Historian grek i antikitetit)





* E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi?
Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë.

*Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri.

* Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.
 Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin.
Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje?
Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe?
E mirë.- U përgjigj Aleksandri.
Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju?

* Njëherë e panë tek po fliste me një statujë dhe e pyetën se cili ishte qëllimi i këtij gjesti. Ai u përgjigj:- Po stërvitem për të kërkuar kot.

°Një njeri i shthurur kishte shkruar në derën e shtëpisë:- Mos të hyjë e keqja këtu.
 Diogjene e pyeti:- Po ti nga ke hyrë?

°Aleksandri i madh i dërgoi si dhuratë Diogjenit një vazo mbushur me kocka, të cilën e pranoi duke thënë: - Ushqim i denjë për një qen, Dhuratë jo e denjë nga një mbret.



Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...