HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
Thursday, January 21, 2016
Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni
Diogjeni (Historian grek i antikitetit)
* E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi?
Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë.
*Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri.
* Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.
Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin.
Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje?
Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe?
E mirë.- U përgjigj Aleksandri.
Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju?
* Njëherë e panë tek po fliste me një statujë dhe e pyetën se cili ishte qëllimi i këtij gjesti. Ai u përgjigj:- Po stërvitem për të kërkuar kot.
°Një njeri i shthurur kishte shkruar në derën e shtëpisë:- Mos të hyjë e keqja këtu.
Diogjene e pyeti:- Po ti nga ke hyrë?
°Aleksandri i madh i dërgoi si dhuratë Diogjenit një vazo mbushur me kocka, të cilën e pranoi duke thënë: - Ushqim i denjë për një qen, Dhuratë jo e denjë nga një mbret.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Poezia e mrekullueshme ‘ Une shpresoj të vallëzosh ‘
Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë kur para syve të të shfaqen malet Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë rrugën më të lehtë Të jetosh ndosht...
-
Prindërit duhet të mbushin një enë me autostimë për fëmijën e tyre, aq të madhe, sa, me gjithë vrimat qe mund të hapë pjesa tjetër e ...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj, kupton se fillimisht e gj...
-
“Te perkujtoj une sot Jo per betejat e tua te pafundme Me dhimbjen dhe shendetin e lige As per dobesite e lodhjen shpirterore Jo,...

No comments:
Post a Comment