Visualizzazione post con etichetta njerez. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta njerez. Mostra tutti i post

martedì 31 gennaio 2017

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës


Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët.


Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁. 
Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre.
Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer. 
I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë.
Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura.
Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë.
Atëherë burri u shpjegoi që të katërve  se secila nga përshkrimet që kishin dhënë ishte i saktë, pasi secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një stinë të caktuar.
Ai u tha atyre se si pema, ashtu edhe njerëzit nuk gjykohen për një stinë të tyre, dhe se thelbësorja, esenca, e dashuria që përcjellin ato mund të vlerësohet vetëm pasi e kanë mbyllur ciklin e katër stinëve.
"Nëse heq dorë nga dimri, do të humbasësh ardhjen e pranvera, pasurinë e verës e bukurinë e vjeshtës. 
Mos lejo që dhimbja e një stine të të shkatërrojë gëzimin për çka vjen më pas. 
Mos e gjyko jetën tënde, kur ke momente të vështira. Mos u dorëzo në të tilla momente dhe me siguri, ditë më të mira do të vijnë.
Jeto me entuziazëm çdo stinë të jetës tënde..."

Burimi: web
Nga ital. Shqip. M.C)



domenica 13 novembre 2016

13 Nentor - Dita nderkombetare e miresjelljes





Një fjalë e sjellshme është si një ditë pranvere.(Fjalë e urtë ruse)
 13 nëntor është Dita ndërkombëtare e Mirësjelljes. 
Ka lindur falë levizjes "Japan Small Kindness Movement", e themeluar në Tokio në vitin 1988. 
Nel 1996, pikërisht në Tokio u krijua edhe grupi "World Kindness Movement".
Mirësjellja për të cilën bëhet fjalë, përfaqëson një cilësi, një karakteristikë etike që shpreh vëmendjen dhe respektin ndaj tjetrit, e që bazohet në gjestet e vogla, durimin dhe përkujdesjen. Qëndron gjithashtu në plotësimin e nevojave të vogla të tjetrit pa harruar vetveten.


Çdo njeri që takon po lufton një betejë për të cilën nuk di asgjë. Ji i sjellshëm. Gjithmonë.
(Platoni)
Ji i sjellshëm sa të jetë e mundur. Është gjithmonë e mundshme.
(D.Lama)
Kur masës dhe mirësjelljes i shtohet forca, kjo e fundit bëhet e parezistueshme.
(Gandhi)
Unë nuk njoh asnjë shenjë tjetër superioriteti tek njerëzit, përveç atë të të qenit i sjellshëm
(L.Van.Bethoven)
Fjaët e sjellshme nuk kushtojnë asgjë Nuk irritojnë gjuhën e as buzët që i shqiptojnë. Janë ilaç për ato që i dëgjojnë. Projektojnë imazhin e tyre në shpirtrat e njerëzve, dhe janë një pamje e bukur.
(B.Pascal)
Kemi dy veshë dhe një gojë pë të dëgjuar dy herë më shumë nga ç'themi
(Epiteti)

Ji një ylber në retë e dikujt tjetër. 

(M.Angelou)
Mund të shlyesh një kredi florinjsh, por vdes gjithmonë borxhli ndaj atyre që janë treguar të sjellshëm.
 (Fjalë e urtë Maleze)
Butësia dhe mirësjellja nuk janë shenja dëshpërimi dhe dobësie, por janë shprehje të forcës dhe vendosmërisë.
 (K. Gibran)
Mirësjellja është gjuha që shurdhi dëgjon dhe i verbri shikon  
(M.Twain)

(info web shqip mc)

venerdì 11 dicembre 2015

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:)




"...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.
     - Nuk jam i trishtuar.
     - Sigurisht që je.
     - Nuk është tamam ashtu,- më tha.

Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar.
Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.
     - Unë po pres,- me tha.
     - Cfarë po pret?
     - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."
                                                     (Alessandro Barico - "questa storia")
                                                            shqip. M.C

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...