Visualizzazione post con etichetta senegal. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta senegal. Mostra tutti i post

lunedì 30 maggio 2016

Histori e shkurtër - Përrallë për budallenjtë (Afrike-Senegal)



Histori nga ato qesh e qaj   Shumë kohë më parë në botë, budallenjtë ishin të paktë në numër, në krahasim me sot.
Kur gjenin ndokund një të tillë, e largonin menjëherë nga vendi.
Në ditët e sotme, do të duhet të largosh pothuaj gjysmën e banorëve dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Por si shpjegohet që ka kaq shumë budallenj mes nesh?
Ja si kanë shkuar gjërat...


 Një ditë tre budallenj të cilët ishin dëbuar nga një fshat, për shkak se merreshin shume me thashetheme, u gjendën në një udhëkryq dhe thanë: "Ndoshta do të bëjmë diçka të dobishme nëse bashkojmë zgjuarsinë e tre kokave budallaqe."
E vazhduan rrugën së bashku; pas pak kohe, arritën para një kasolleje, nga e cila doli një i moshuar, i cili i pyeti: "Ku po shkoni?"
Budallenjtë ngritën supet dhe u përgjigjën:"Ku të na shpien këmbët. Na kanë dëbuar nga fshati për shkak të idiotllëkut tonë."
I moshuari u përgjigj: "Atëherë hyni brenda. Do t'ju vë në provë."
Ky i fundit kishte tre vajza edhe ato budallaqe ishin dhe u tregua i ndjeshem ndaj tyre...
Të nesërmen, i tha budallait të parë: " Ti, do të shkosh për peshkim!"
Të dytit:"Shko në pyll dhe sillmë një gur të madh të lidhur me litare të bërë gërshet!"
Pastaj të tretit: "Ndërsa ti do të më sjellësh arra kokosi!"

Të tre budallenjte morën një enë, një sëpatë dhe një shkop, e u nisën për rrugë.
I pari u ndal pranë detit për të peshkuar. Kur ena e tij u mbush plot, papritur e mori etja: hodhi të gjithë peshqit në ujë dhe u kthye në shtëpi për të pirë ujë.
 I moshuari e pyeti: "Ku janë peshqit?" E ai u përgjigj:"I hodha përsëri në det. Sepse më mori etja e kam ardhur me të shpejtë në shtëpi për të pirë ujë.
I moshuari u inatos keq dhe e pyeti: "Nuk mund të pije ujin e detit ti?"
Budallai u përgjigj: "Nuk me erdhi në mendje..."
Gjatë kësaj kohe, i dyti budalla, që kishte shkuar në pyll, po përgatitej të kthehej në shtëpi; i ishte kujtuar se nuk kishte litar që të lidhte gurët e mëdhenj. Ndaj po vraponte për në shtëpi për të gjetur një të tillë.
I moshuari u inatos edhe më shumë. "Përse nuk e ke lidhur gurin me një nga litarët?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."
 Budallai i tretë hipi në pemën e palmës së kokosit, u tregoi frutave shkopin e tij dhe u tha: "Ti duhet të lëshosh përtokë këto arra kokosi, e kuptove apo jo?"
 Zbriti dhe filloi të godiste pemën me shkop. Por nuk ra asnjë kokërr. Kështu edhe ai u kthye në shtëpi me duar bosh.
E përsëri u inatos i moshuari: "Po kur ti ishe sipër në pemë, përse nuk i këpute frutat me dorë?"
Ai u përgjigj:"Nuk më erdhi në mendje..."

I moshuari e kuptoi se nuk do të kishte për të bërë asgjë të vlefshme me ato tre budallenj. 
I martoi me tre bijat e tij budallaqe dhe i dëboi që të gjithë. 
Budallenjtë dhe gratë e tyre ndërtuan strehë dhe jetuan mirë e keq. 
Bënë fëmijë aq budallenj sa veten e tyre, kasollet u shumuan dhe budallenjtë u përhapën në të gjithë botën. 

(burimi web shqip M.C )


‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...