Showing posts with label vlereso. Show all posts
Showing posts with label vlereso. Show all posts

Monday, March 21, 2016

Anektoda për njerëz të mençur- Xhorxh Washington dhe pema e qershisë

Kur xhorxh ishte pesë vjeç ishte bërë mjeshtër në përdorimin e sopatës, e, si shumë fëmijë të moshës së tij, priste çdo gjë që i dilte para.

Një ditë, ndërsa argëtohej tek priste ca degëza bizelesh, gjeti një pemë të bukur qershie Angleze, për të cilën babai i tij ishtë shumë krenar. Vuri sopatën tek trungu dhe i dha një gërvishtje lëkurës, kështu ajo u tha.

Pak kohë më pas, babai e zbuloi se çfarë i kishte ndodhur pemës së tij të preferuar. U fut brenda në shtëpi shumë i inatosur, dhe pyeti se kush ishte ai dreq që kishte hequr lëkurën e pemës. Por askush nuk foli.
Në dhomë hyri Xhorxh me sopatën e tij të vogël në duar.
"Xhorxh,- e pyeti i ati,- mos di gjë se kush e ka prerë pemën time të qershisë atje në kopësht?
Ishte e vështirë ti përgjigjej kësaj pyetjeje, dhe për një moment Xhorxh u trondit, por shpejt e mori veten dhe foli:
" Nuk mund të gënjej, babi,ti e di qe nuk mund të tregoj gënjeshtra; e preva unë, me sopatën time."
Babait i iku inati nga fytyra, dhe e mori birin e tij në krahë me butësi, dhe i tha:
"Biri im, fakti që ti nuk ke frikë të thuash të vërtetën është më i rëndësishëm se mijëra pemë! Po- edhe sikur te ishin me lule argjendi dhe gjethe prej ari."

Përshtati në shqip M.C

Tuesday, February 2, 2016

Vlerëso çdo gjë që ke...




Mëso të vlerësosh çfarë ke, para se koha të bëjë që ti të vlerësosh atë çfarë kishe...
Për një njeri me këmbë zbathur,
 lumturi është të ketë një palë këpucë.
Për një njeri që ka këpucë të vjetra,
 lumturi janë një palë këpucë të reja,
Për një njeri që ka këpucë të reja,
 lumturi është të ketë një palë këpucë më të bukura.
E natyrisht njeriu që nuk ka këmbë,
 do të ishte i lumtur po të ecte edhe këmbëzbathur...

 Mate lumturinë me çfarë ke, e jo me çfarë të mungon...

 M. Josephson
  
                                     ***

... Atij që ka një copë bukë
    Atij që ka nje çerdhe të vogel për strehim
    Atij që nuk ka shërbyes dhe nuk është sherbëtor
    Thuaji: - "Jeto i lumtur, se ke një botë me gëzime plot

O. Khajam

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...