HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
Visualizzazione post con etichetta dashuri. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta dashuri. Mostra tutti i post
sabato 4 giugno 2016
Po zemra, zemra ku ...
"Një fëmijë më pyeti: "Po zemra a rrin gjithmonë në të njëjtin vend, apo, nganjëherë, zhvendoset? Njëherë shkon djathtas, njëherë shkon majtas?"
Unë:"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend, në anën e majtë..."
E ndërkohë mendova:",,, pastaj një ditë, do të rritesh. e atëherë do ta kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme, por nuk banon në asnjë prej tyre.
Të vjen në fyt, kur je i emocionuar. ose rrëzohet në stomak, kur ke frikë ose kur të lëndojnë.
Ka raste kur do ti shtojë rrahjet dhe do të të duket sikur po të del nga kraharori. Por, herë të tjera, nderron rolet me trurin.
Kur të rritesh, do të mësosh të marrësh zemrën tënde në duar e ta besosh në duart e të tjerëve. Dhe, në të shumtën e herëve, do të ta kthejnë mbrapsht paksa të dëmtuar. Por ti mos u shqetëso. Do të jetë e bukur gjithsesi. O, ndoshta, do të jetë akoma më e bukur. Por këtë, do ta kuptosh vetëm pas shumë e shumë kohësh.
Do të përjetosh ditë në të cilat do të mendosh se nuk e ke më një zemër. Sikur e ke humbur. Dhe do të të merret fryma duke e kërkuar në një kujtim, në një aromë, në shikimin e një kalimrtari, në xhepat e vjetëruar të një mantoje të shpërdoruar.
Pastaj, do të vijë një ditë, paksa e ndryshme, paksa e veçantë, më e rëndësishme se të tjerat... në të cilën do të kuptosh se sa e rëndësishme është të dhurosh zemrën tënde, sepse vetëm duke dhënë dashuri, merr kuptim jeta jote...
(burimi: web, nga ital.- shqip M.C)
image gif Google+
giovedì 21 aprile 2016
Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha
Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku:
Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat.
Nder to edhe Dashuria.
Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej.
Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë.
Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit.
Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.
Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti?
"Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?"
Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty."
Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë.
Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje.
Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?"
"Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë të hirtë.
Kaloi Lumturia andej pari, gjithashtu, por ishte shumë e zënë me lumturinë e saj, ndaj as që e dëgjoi zërin e Dashurisë që po i kërkonte ndihmë.
Papritur, u dëgjua një zë:-" Eja, Dashuri , po të marr unë me vete."
Ishte një e moshuar.
Me një kërcim të hareshëm, Dashuria u hodh në barkë, por harroi që të pyeste se ku po shkonin.
Kur mbërritën në breg, e moshuara u larguar në hesap të vet.
Duke kuptuar se sa borxhlije ishte ndaj saj, Dashuria pyeti Diturinë, një tjetër e moshuar:-" Kush ishte ajo që më ndihmoi mua?"
"Ajo ishte Koha." u përgjigj Dituria.
"Koha?" mendoi Dshuria.
Atëherë Dituria, sikur të lexonte mendimet e Dashurisë në atë moment, buzëqeshi dhe u përgjigj:-" ...sepse vetëm Koha është në gjendje të kuptojë se sa e vlefshme është Dashuria."
(burimi: web angl.-shqip M.C)
giovedì 3 dicembre 2015
Femijet jane si balonat Erna Bombeck
Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë
E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...
E.Bonbeck
shqip MC
martedì 1 dicembre 2015
Do ta shkruaj ne ere (Lo scriverò nel vento)
DO TA SHKRUAJ NE ERE
Kendon: Deniz Unel (Turqi)
Kenge pjesemarrese ne edicionin e 49-te te Zecchino D'oro (2006). Eshte nje nder kenget me te bukura per femije, qe kam degjuar, qofte per tekstin, qofte per muziken. Mesazhi qe percjell eshte i perboteshem: Paqe per gjithe njerezimin.
Solistja: Do ta shkruaj ne ere
me te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim,
se e dua shume boten
e ajo do ta shperndaje ne gjithesi, e di.
Solisti +Kori: do te fryj nder detera per ta bere te lundroje
Solisti: kushedi ku do te mberrije
Solisti+kori: do ta lexojne njerezit e kontinentit tjeter
SOLISTI: e do te me kthejne pergjigje.
Kori: do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera
nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, nuk do kene me vlere largesite...
e c'bote do jete kjo bote
Solisti+Kori: Ne paqe do te jete! Ne paqe do te jete!
Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori: ere fryj me ngadale
qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
fryj fort mbi lotin e nje buzeqeshje ti ringjall.
Solisti: Do ta lexoj ne ere
ne te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim.
dashurine e gjithe botes
qe ajo me sjell deri ketu, ne fluturim
Solisti+Kori: duke fluturuar mbi det
zemren te me preke
Solisti: e s'ka per tu ndalur.
Solisti +Kori: ne syte e njerezve
te kontinentit tjeter
Solisti: drite ka per te perhapur.
Kori: Do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera
Nje kor qe duke kenduar do te fshije...
Solisti: gjuhet, s'do kene me vlere largesite...
e c'bote do jete kjo bote!
Solisti+Kori: Keshtu do te jete! Keshtu do te jete!
Solisti: Gel arkadas olalim
Bin seslerle koro kuralim
Kori:Keshtu do te jete do te jete..
Sevgi dolu dunyada baris icinde yasayalim
Kori: fryj me ngadale moj ere
Qe te ndalet dashuria,
Solisti: Boyle olacak
fryj fort mbi lotin e te ringjallet buzeqeshja.
Solisti+Kori: fryj fort mbi lotin
dhe nje buzeqeshje do te ringjallet. Ringjallja!
https://www.youtube.com/watch?v=bC3FkZDippQ
venerdì 9 ottobre 2015
Iscriviti a:
Post (Atom)
‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe ...
-
E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj, kupton se fillimisht e gj...
-
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...