Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore.
Në 1400 ky frut pikturohej në disa kuadro me subjekt fetar.
Emri qershi vjen nga greqishtja Kerasos, prej së cilës kanë dalë cherry (anglisht), cerise (frengjisht), cereja (portugalisht), cereza (spanjisht)...
Për sa i përket prejardhjes thuhet se u importua nga Turqia në Romë në 72 a.c e që këtu u kultivua dhe u përhap në të gjithë perandorinë.Ne 1700 kultivimi i saj filloi të përhapej në të gjithë Europën dhe në vitin 1900 bëhet sagra e parë e qershisë në Marosita.
Per këtë pemë me lule të bukura rrëfehen një sërë mitesh, pothuaj nga e gjithë bota.
Në mitologjinë greke ishte pema e shenjtë e Afërditës (perëndia e dashurisë) dhe frutet e saj duket se sillnin fat të dashuruarve.
Në Sicili thuhet se nëse deklaratat e dashurisë bëhen poshtë një peme qershie, do të jenë gjithmonë me fat.
Legjendat Saksone tregojnë se pemët e qershive fshehin hyjnitë që mbrojnë natyrën.
Në Finlandë thonë se ngjyra e kuqe e këtij fruti është simbol i mëkatit.
Në folklorin anglez thuhet se të shohësh në ëndërr një pemë qershie paralajmëron fatkeqësi, ndërsa në Kinë përfaqëson bukurinë femërore.
Japoni lulja e pemës së qershisë është simbol i kombit, duke dhënë shpjegimin për ngjyrën rozë të luleve: në fillim ishin të bardha, por më pas, petalet u bënë të kuqe nga gjaku i luftëtarëve të atdheut, edhe per faktin se trupi i tyre pushonte poshtë pemëve të qershive.
Edhe samurajt që vendosnin të vetvriteshin, duket se zgjidhnin ta bënin pikërisht poshtë këtyre pemëve.
Mos harroni të shprehni tre dëshira herën e parë brenda vitit që hani qershi.
Mbillni një pemë qershie pranë shtëpisë suaj, nëse doni të ruani atë nga dukuritë e ndryshme natyrore, por mos i këpusni degët e lulëzuara për të zbukuruar shtëpinë, sepse humbasin vetite magjike që përcjell kjo pemë.
Mbledhja e frutave bëhet zakonisht në qershor, ditet e para të këtij muaji, pasi më pas pushtohen nga larvat e vogla të bardha të quajtura, ndërsa ka të tjera fruta më të vona, që piqen aty nga gjysma e muajit korrikut.