Visualizzazione post con etichetta keshilla. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta keshilla. Mostra tutti i post

martedì 31 marzo 2015



KËSHILLA NJË FËMIJE
 ♦♦♦                                                       
 Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti,hap sytë: 
dikush kërkon të të shfrytëzojë
nëse të thonë gjithmonë se je inteligjent, hap sytë:
dikush kërkon të të eliminojë
nëse të thonë se je I bindshëm, hap sytë:
dikush kërkon të të skllavërojë
nëse të thonë gjithmonë se je I mirë hap sytë:
dikush kerkon të të zaptojë
POR
Nëse të thonë mëso, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë ku nuk duhet shkolla
nëse të thonë mos fol, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë, pa shkolla
nëse të thonë bindu, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë pa padronë
nëse të thonë kërko falje, mos u tremb:
ti mund të bësh një botë të paqtë.

MOS i BESO
Atij që të komandon, atij që të ndëshkon,
 atij që të kontrollon,
atij që të fyen, atij që të perqesh,
atij që të bën lajka, 
atij që të mashtron, 
atij që të përçmon
ATA NUK E DINE SE TI JE NJE NJERI I LIRE

♦♦♦                                                                                                                                                             M.Bernardi "discorso a un bambino"
    
                                          nga italishtja M•C

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...