Visualizzazione post con etichetta qendisje. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta qendisje. Mostra tutti i post

sabato 20 giugno 2020

‘Arti’ i duarve

Gjeth i qendisur🍂


“Gjyshe, si perballohet nje dhimbje?”
“Me duar, shpirt. Po u mundove ta besh me mendje, ne vend qe te lehtesohet, dhimbja do te forcohet edhe me shume.”
“Me duar, gjyshe?!”
“Po. Duart tona jane antenat e shpirtit tone. Po i vure ne levizje duke qepur, duke gatuar, duke pikturuar, duke bere muzike ose duke punuar token, do te dergojne sinjale ne thellesi te shpirtit tend. E ai do te qetesohet, sepse po i kushton vemendje. E keshtu nuk e ka te domosdoshme te te dergoje dhimbje, per te patur vemendjen tende.”
“Vertet kaq te rendesishme jane duart?”
“Po, bija ime. Mendo te porsalindurit. Ata nisin ta njohin boten duke prekur çdo gje, me duart e tyre te vogla. Po te vesh re duart e te moshuarve, ato te flasin ty me shume se cilado pjese e trupit te tyre.
Thuhet se gjithçka e bere me dore, eshte bere me zemer. Sepse ne te vertete eshte keshtu : duart dhe zemra jane te lidhura me njera - tjetren. Ata qe bejne masazhe e dine mire, kur prekin trupin e nje personi tjeter, krijojne nje lidhje te padukshme me te. E pikerisht efekti i saj sjell sherimin.
Mendo te dashuruarit: kur preken, lind ndjenja me sublime”
“Duart e mia gjyshe, ka kohe qe nuk i perdor keshtu!”
“Levizi, zemra ime. Fillo te krijosh me to, e gjithcka brenda teje do te gjallerohet. Nuk do te vanitet dhembja, jo. Do te transformohet ne nje pune te bukur. 
Do te lendoje me pak. Se ke per te perkedhelur rrenjet e saj.”

E. Barnabè

(Nga ital. shqip MC)

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...