Ndaj të gjitha kafshët u mblodhën të shqetësuara grupe grupe duke i drejtuar thirrjet e tyre drejt qiellit që të sillte shiun.
Të parët provuan elefantët, me britmat e tyre, pastaj hipopotamët e pastaj luanët, por shiu nuk binte që nuk binte.
Pastaj i erdhi rradha xhirafave, e më pas kafshëve më të vogla: pelikanëve, lepujve dhe minjëve.
Por, prapëseprapë nuk funksionoi.
Por, prapëseprapë nuk funksionoi.
Të gjitha kafshët u luteshin atyre që t'i drejtoheshin qiellit me kuak- kuakjet e tyre duke shprehur nevojën e tyre për ujë.
Bretkocat që mezi po prisnin, filluan kuak-kuakjet të gjitha së bashku dhe britmat e tyre ishin aq shurdhuese dhe të papëlqyeshme, sa qielli u lodh duke i dëgjuar, ndaj u mbulua me re të dendura dhe lëshoi një shi të furishëm, sepse nuk i dëgjonte dot.
Kështu bretkosat pushuan britmat e tyre të kënaqura.
E që atëherë ndihen padrone të ujit, sepse qenë ato që bënë të mundur
rënien e shiut, e duke jetuar në moçal, vazhdojnë të kuakjojnë duke kërkuar të bjerë shi vazhdimisht...
tregim popullor Bantu)
shqip M.C
shqip M.C