Showing posts with label prinder. Show all posts
Showing posts with label prinder. Show all posts

Tuesday, December 15, 2015

Thenie te vecanta per femijet




Prindërit duhet të mbushin një enë me autostimë për fëmijën e tyre, aq të madhe, sa, me gjithë vrimat qe mund të hapë pjesa tjetër e botës, të mos arrijë ta boshatise atë.

Alvin Price

...Fëmijët i shohin prindërit e tyre si figura autoritare dhe hyjnore, ata mendojnë se është gjithmonë i drejtë trajtimi që u jepet prej tyre. "Ajo cka thua për mua, eshtë ajo cka jam", është fjale per fjale e vërtetë për fëmijët tuaj. Si rrjedhojë, kur fëmijët trajtohen me respekt, kuptojnë se e meritojnë respektin e kështu rriten me respekt për vetveten...
Stefany Martson

  Marrëdhënia midis fëmijës dhe nënës është paradoksale, e në njëfarë kuptimi edhe tragjike: duhet dashuria e pakufishme e nënës për ta rritur, por pikërisht kjo dashuri duhet ta ndihmojë atë të largohet prej saj, për tu bërë krejtësisht i pavarur .

Erich From
 Respektoji fëmijët e tu. Shumë të rritur kërkojnë respekt prej fëmijëve, pa treguar respekt për to.

 Lyle perry 
Të gjithë fëmijët kanë nevojë për pak ndihmë, pak shpresë, e për dikë që ka besim tek ato. 

Magic johnson
                                                                     ( Burimi web, ne shqip M.C)

Thursday, December 3, 2015

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!... E.Bonbeck shqip MC

Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...