Si lindi ylberi
Një legjendë e vjetër irlandese
tregon se aty ku përfundon ylberi,
gjendet një qyp plot me flori,
të cilin e ruan një xhuxh.
Thuhet gjithashtu se,
nëse në ylber mbizotëron ngjyra e kuqe, - është shenjë bollëku për stinën e verës,
nëse mbizotëron jeshilja - do të prodhohet vaj ulliri me bollek,
nëse mbizotëron e verdha, - do të ketë grurë me bollek.
Shumë kohë më parë ngjyrat e ylberit u grindën keq me njëra - tjetrën. Secila mendonte se ishte më e rëndësishme, më e dobishme, më e preferuara nga të tjerat.
JESHILJA thoshte:" Me siguri unë jam më e rëndësishmja. Unë jam shenja e jetës dhe e shpresës.
Mua më kanë zgjedhur bari, pemët, e bimësia. Pa mua të gjitha kafshët do të ngordhnin. Ja, shikoni përreth ndër fshatra dhe do të vini re se unë mbizotëroj nga të gjitha ngjyrat e tjera...
BLU-ja e ndërpreu: - "Ti flet vetëm për tokën, por nuk e ke llogaritur qiellin, detin! Eshtë uji që bie nga retë në detin e thellë. Qielli të jep hapesirë, paqe e qetësi. Pa mua, ju do të ishit asgjë.
E VERDHA u hodh: - "Ju jeni kaq seriozë! Unë sjell buzëqeshje, gëzim e ngrohtësi në botë. Dielli është i verdhë, hëna është e verdhë, yjet janë të verdha. Kur çelin lulediellit, gjithë bota duket se buzëqeshë. Pa mua nuk do të kishte gezim..."
PORTOKALLJA ia priti: -" Unë jam ngjyra e shëndetit dhe e forcës. Mundet të jem e dobët, por e çmueshme, sepse unë jam e nevojshme për njerëzit. Unë mbaj me vete vitaminat më të rëndësishme. Mendoni karotat, kungujt, portokallet, mangon, dhe papajen. Unë nuk jam përherë e pranishme, por kur mbush qiellin në agim dhe perëndim, bukuria ime është kaq impresionuese, sa askujt nuk i vete mendja tek asnjëra prej jush...
E KUQJA: - foli me ze te larte, pak më tej : "Unë jam mbretëresha e të gjithave. Unë jam ngjyra e gjakut dhe gjaku është jeta, dhe ngjyra e rrezikut dhe e kurajos. Unë jam gati të dyluftoj për një qëllim, unë bej gjakun zjarr, toka pa mua do të kishte qenë bosh si hëna. Unë jam ngjyra e pasionit, e dashurisë, trëndafili i kuq, lulekuqja...
MANUSHAQJA u ngrit më këmbë. Ashtu e lartesuar, foli me zë të fuqishëm: - Unë jam ngjyra e mbretërve dhe e pushtetit. Mbretër, udhëheqës e pushtetar më kanë zgjedhur gjithmonë mua, sepse jam shenjë e autoritetit dhe e diturisë. Njerëzit nuk pyesin... mua më dëgjojnë dhe më binden...!
Në fund, ngjyra VJOLLCE, me shumë qetësi, por me vendosmëri, foli: " Mendoni mua, unë jam ngjyra e heshtjes, ju më vini re me vështirësi, por pa mua ju jeni sipërfaqësore të gjitha. Unë përfaqësoj mendimin dhe reflektimin, muzgun dhe ujërat e thella... Ju të gjitha keni nevojë për mua për të krijuar kontrastin e barazinë, për t'u lutur dhe për t'i thurur lavde paqes... "
E kështu ngjyrat vazhduan që të diskutonin, secila me bindjen se ishte superiore të tjerave. U grindën gjithmonë e më shumë pa arsyetuar.
Papritur një vetëtimë theu qiellin ndjekur nga një zhurmë shumë e fortë. Bubullima dhe shiu i rrembyr, që vijoi më pas, i frikësoi shume,ndaj u mblodhën të gjitha bashkë, për t'i dhënë zemër njëra-tjetrës...
Në mes të zhurmës, SHIU nisi të fliste:" Ju ngjyra budallaçka, grindeni mes jush dhe secila nga ju kërkon të mbizotërojë mbi tjetrën... A nuk e dini ju, se secila nga ju është krijuar për një qëllim të caktuar dhe të ndryshëm? Kapuni për dore dhe ejani me mua"
Pasi u pajtuan, u kapën dorë për dore.
SHIU vazhdoi: "Tani e tutje, kur të bjerë shi, çdonjëra nga ju do të shtrihet përgjatë qielli në formë harku ngjyrash për të kujtuar se ju jetoni të gjitha në paqe me njëra tjetrën.
e keshtu lindi ai qe quajme ylber.
YLBERI është shenjë e shpresës dhe e Paqes për të Nesërmen...
Ne shqip nga ital. M.C
HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
Visualizzazione post con etichetta legjenda. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta legjenda. Mostra tutti i post
venerdì 11 marzo 2016
venerdì 12 febbraio 2016
Legjenda e fijes se kuqe (japoneze)
Sipas kësaj legjende të vjetër japoneze, çdonjëri nga ne lind me një fije të kuqe të lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë. Kjo fije na lidh në mënyrë të pandashme me personin më të cilin jemi të destinuar që të bashkohemi për gjithë jetën. E nuk ka asgjë: -as personat, as largësitë, as rrethanat- që të mund të pengoje dy shpirtra të lidhur nga kjo fije, që të bashkohen.
(...)
(...)
Wei kishte mbetur jetim prej të dy prindërve që në moshë të njomë. Pikërisht për faktin se kishte qenë shumë i vetmuar e ngaqë ishte kujdesur vetë për vetveten, dëshira më e madhe e tij kishte qenë gjithmonë, të martohej e të kishte shumë fëmijë.
Pavarësisht dëshirës së tij, kur arriti moshën madhore, nuk kishte mundur të gjente një grua që donte të martohej me të, ose një të tillë, pas së cilës të ishte i dashuruar.
Gjatë njërit prej udhëtimeve të tij, pranë një tempulli, Wei u takua me një zotëri të moshuar, i cili po çlodhej duke lexuar një libër: ai nuk ishte tjetër veçse zoti i martesave dhe libri pershkruante se si dy persona ishin të destinuar të takoheshin për të jetuar gjithmone bashke.
Pasi u prezantua, i hodhi nje sy librit dhe i tregoi Weit se motivi pse ai nuk ishte martuar akoma, ishte se gruaja e cila, ishte e lidhur me të përmes një fije të kuqe e do të behej bashkëshortja e tij; ishte akoma e vogël, tre vjeçe, dhe se duhej të priste akoma gati katërmbëdhjetë vjet derisa ta njihte e pastaj të martohej me të.
Wei mbeti paksa i habitur nga profecia, e në njëfarë mënyre, edhe i zhgënjyer; ndaj pyeti me kuriozitet se çfarë përmbante thesi mbi të cilin zotëria plak ishte mbështetur. Ky i fundit tha se brenda ishte fija e kuqe e fatit që lidhte burra e gra të destinuar të jenë bashkë. Bëhej fjalë për një fije të pandashme, e pamundur ta këpusje dhe që krijonte një lidhje qe nuk shpërbëhej dot: kështu personat e lidhur nga kjo fije ishin të destinuar që të takoheshin, herët a vonë, e do të martoheshin pavarësisht sjelljes së tyre, sjelljes së të tjerëve, e ngjarjeve të përjetuara ose nga çdolloj tjetër ndikimi të jashtëm.
Wei, tashmë i çorientuar dhe i zhgënjyer prej profecisë ë parë, nuk mundi të besojë as edhe këtë përgjigjen e fundit, vendosi të hakmerrej me qëllim që të ishte i lirë të zgjidhte vetë se me kë do të martohej, kështu dha urdhër që të vrisnin vajzën, që sipas rrëfimit të të moshuarit tek tempulli, do të ishte gruaja e tij e ardhshme.
Shërbyesi e plagosi vajzën në kokë, pati mëshirë për të e nuk mundi ta vriste.
Vajza ishte plagosur, por për fat i ishte kursyer jeta.
Wei vazhdoi jetën e tij në kërkim të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta gjente, edhe pse vitet kalonin.
Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Wei akoma beqar, takoi një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe që vinte nga një familje e pasur, e më në fund, pas pak kohe, u martua me të.
Vajza, që kur e kishte njohur, kishte mbajtur në kokë një fashë. Kur erdhi momenti intim i çiftit, e reja kundërshtoi që ta heq atë, duke iu kundërvënë kuriozitetit të burrit. ajo nuk u përmbajt dot më dhe shpërtheu në lot nga turpi dhe rrëfeu arsyen se përse nuk donte që të hiqte fashën nga balli. Ajo kishte një shenjë plagosjeje poshtë saj, të cilën ia kishte shkaktuar një burrë, kur ajo ishte tre vjeçe.
Pas atyre fjalëve Weitit iu kujtuan fjalët e zotit të martesave tek tempulli dhe urdhërin që i kishte dhënë shërbyesit të tij. Tani ishte ai që shpërtheu në lot, duke rrëfyer se kishte urdhëruar që ta plagosnin, madje ta vrisnin atë.
Me tu sqaruar e gjitha e duke njohur më mirë historitë e jetës së tyre, e pranuan me gëzim lidhjen e tyre. Të kërkuar prej fatit në mënyrë të paevitueshme, dy të rinjtë e deshën më shumë njëri - tjetrin e jetuan të lumtur së bashku...
burimi:web shqip M.C
burimi:web shqip M.C
http://hejedrite.blogspot.it/
sabato 6 febbraio 2016
Legjenda e yjeve
Legjendat jane rrefime shume te hershme popullore, dhe si te tilla jane pasuri kulturore e nje populli.
Fjala "legjende" vjen nga latinishtja dhe do te thote "gjera qe duhen lexuar"
ose "te destinuara per tu lexuar"
Ne to rrefehet realja e perzier me te mrekullishmen.
Legjenda e meposhtme, e perkthyer nga italishtja , eshte braziliane.
(Foto marre ne web)
(Foto marre ne web)
Një ditë, gratë e fshatit kishin shkuar për të punuar ne arat me misër.
Bashkë me to,shkoi për të ndihmuar, edhe një fëmijë.
Ai mblodhi e mblodhi shumë kallinj misri.
Mirepo, një sasi të pabesueshme kokrrash misri, ai i fshehu në kallama bambujash, dhe i çoi te gjyshja, duke i kërkuar asaj që të bënte një ëmbëlsirë për veten dhe shokët e tij.
Gjyshja e përgatiti dhe femijet hëngrën sa u ngopën.
Për të mos treguar se ç'kishin bërë dhe nga frika se mos prindërit e tyre do ti dënonin, fëmijët nisën të ngjiteshin në qiell përmes një liane gunga - gunga që i bënte të fluturonin si zogj.
Kur gratë u kthyen në fshat panë fëmijët tek fluturonin.
Njëra prej tyre pa litarin dhe rreshtin e fëmijëve që synonte të ngjitjej.
Nënat, të tronditura, i ndoqën ata, por hajduti, i cili ishte i fundit në rresht, e preu litarin, sapo mbërritën në qiell.
Që atëherë, si dënim, fëmijët janë kthyer në yje, të detyruar për të vëzhguar që nga lart nënat e tyre të dëshpëruara....burimi: web shqip M.C
lunedì 4 gennaio 2016
Legjenda e Diellit
Njëherë e një kohë, dielli shfaqej vetëm për një moment: nxirrte kokën e tij të zjarrtë në lindje dhe më pas zhdukej menjëherë, pa kryer një rrotullim të plotë.
Mirëpo, në pyll, krejt të vetmuar, na jetonin një vëlla e një motër, te cilët merreshin me gjueti dhe me peshkim. Ata kishin frikë se, duke qënë se toka ngrohej per një kohë shumë të shkurtër, ishte e mundur që format e jetës të shfaroseshin nga mungesa e dritës dhe nga të ftohtit.
Ata ishin gjahtarë shumë të zotë. Ndaj, kjo cilësi e tyre, u erdhi në ndihmë.
Ata vendosën që ta detyronin diellin që të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës.
Një mëngjes, motra shkoi në pyll dhe, në majat më të larta të pemëve, lidhi ca fije të gjata e shumë rezistente.
Mengjesin e dites tieter, menjëherë pas lindjes së diellit, motra u kthye në pyll, aty ku kishte përgatitur kurthin. Në majën e një bredhi pa imazhin e rrumbullaktë të diellit, që po mundohej të çlirohej, pasi kishte ngecur në lak e gati sa nuk po mbytej.
Motra thirri menjëherë vëllain e saj dhe, të dy së bashku, menduan të mbanin diellin e kapur nga fijet.
Por dielli, i frikësuar për jetën e tij, iu lut atyre, duke u premtuar se, në qoftë se do ta lini të lirë, çdo ditë do të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës, për të shpërndarë dritë dhe jetë në të.
Motër e vëlla vendosën ta lënë të lirë.
Që nga ajo ditë, Dielli i bie rrotull tokës dhe ndricon gjatë gjithë ditës atë .
marre ne web shqip. M.C
Iscriviti a:
Post (Atom)
‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe ...
-
E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj, kupton se fillimisht e gj...
-
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...