Showing posts with label e ardhmja. Show all posts
Showing posts with label e ardhmja. Show all posts

Tuesday, December 26, 2017

Fundviti...



« Do të të pyesin se si shkon jeta.
Pergjigju:- Sikur je mbi një humnerë, mbi një litar të tendosur, për bukuri, me shumë kujdes... Duke u lëkundur... »

           R.Bach

« Një ditë do të zgjohesh e ke për të parë një ditë të bukur.
Ka me pasë diell e gjithçka do të jetë ndryshe, e re, e qartē.
Ajo çka më parë të dukej e pamundur, do të bëhet e thjeshtë, normale.
Nuk e beson?
Unë jam i sigurtë.
Do të ndodh shpejt. Ka mundēsi nesër.»

   F.Dostojevskij

«Nuk e dimë se ku do na perplasi jeta, por le ta ndjekim me besim.
Ndoshta na rezervon surpriza të bukura...»

G.Stella

•vit i ri•

Saturday, August 6, 2016

Ishte... jo...ESHTE...

Jeta eshte e tille: asgje nuk eshte e thjeshte, asgje nuk eshte e pamundur (G.Donadei)

Peter ishte një përbindësh, 
Peter ishte i shendoshë, 
Peter ishte budalla
Peter ishte qesharak,
Peter belbëzonte,
Peter ngecte e rrëzohej e vajzat e përqeshnin, e djemtë e ngacmonin e ,
Peter ishte i detyruar që të qëndronte në shkollë pas mësimit, e,
 Peterit i binin pertokë syzet, e kishte lidhëzat e këpucëve të zgjidhura, e këmishën e hallakatur, e vishej për faqe të zezë, e
Peter ulej gjithmonë në bankën e fundit, me qurrat që i rridhnin prej hundës. 
Kjo gjë ndodhte atëherë, domethënë në shkollën fillore, e në tetëvjeçare, koha kalon e Peter ndryshon çdo vit jetën përreth tij...

E ka gjithmonë përkrah një gocë të re  të lezetshme 
Gati gati duket i bukur, por është edhe i sigurtë në vetvete.
Ka një shtëpi në Meksikë dhe një tjetër në Hollivud
Peter merret me tregtinë e artit dhe me bursën,
e flet tre gjuhë të huaja.
Ka një jaht dhe një jet privat, madje nganjëherë prodhon edhe filma. 

Ai që e ka njohur atëherë, tani nuk e njeh më.

Ka ndodhur diçka, kush dreqin e di se çfarë?

Shumica e atyre bukuroshave të athershëm që akoma i sheh rrotull janë të deformuar, të dështuar, pa lavdi, idiotë, të pastrehë, të plakur apo në grykë të vorrit. 

Rrallë na shkon jeta siç e duam, 
Ose më saktësisht, asnjëherë...
                                         (Charles Bukovski)

(web, nga ital. shqip M.C)



Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...