Visualizzazione post con etichetta haiku japonez. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta haiku japonez. Mostra tutti i post

lunedì 11 gennaio 2016

HAIKU

Poezi e shkurter me tre vargje - haiku


Haiku është një formë e poezisë e shpikur në Japoni. Ata që e shkruajnë, përqëndrojnë mendimet e tyre në numërimin e rrokjeve. Kjo është forma bazë.
Një haik i ngjan një recete, e cila duhet të ketë përbërësit e duhur për t'u quajtur e tillë.
*  Ka vetëm tre vargje me shtatëmbëdhjetë rrokje: pesë(vargui i parë) / shtatë (vargui i dytë)/ pesë(vargu i tretë).
*  Duhet të përmbajë një "kigo" që do të thotë një fjalë që ka lidhje me stinët, e që bën pjesë në traditat japonese si p.sh: të përdoret fjala: lulëzim për të treguar pranverë.
*  Haiku ështe zakonisht shprehi e situatave dhe emocioneve të përditshme.


Ja disa haike perkthyer nga anglishtja


Sa deshti era
ta bëjë pëmën e shelgut
lëmsh e li
                                Chijo-ni


Asgjë s'ekziston
që të ngjajë kaq shumë
hënës së verës
                              Basho


Le të shkrihet
në shirat e dimrit silueta ime
që pas m'ndjek
                           
                               T Santoku 

Mbi degëz të ngrirë
ëndërron pranverë zog i vogël
oh, diell për t'pa

                              unknown

E dua natën
që të jetë e thjeshtë-
Një hënë e plotë


                             M. Mclintock

‘Vrapo te shkruash jeten’ ~kthim ne bankat e shkolles~

  Vjersha, perralleza e thenie  te Gianni Rodarit  një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...