Haiku është një formë e poezisë e shpikur në Japoni. Ata që e shkruajnë, përqëndrojnë mendimet e tyre në numërimin e rrokjeve. Kjo është forma bazë.
Një haik i ngjan një recete, e cila duhet të ketë përbërësit e duhur për t'u quajtur e tillë.
* Ka vetëm tre vargje me shtatëmbëdhjetë rrokje: pesë(vargui i parë) / shtatë (vargui i dytë)/ pesë(vargu i tretë).
* Duhet të përmbajë një "kigo" që do të thotë një fjalë që ka lidhje me stinët, e që bën pjesë në traditat japonese si p.sh: të përdoret fjala: lulëzim për të treguar pranverë.
* Haiku ështe zakonisht shprehi e situatave dhe emocioneve të përditshme.
Ja disa haike perkthyer nga anglishtja
Sa deshti era
ta bëjë pëmën e shelgut
lëmsh e li
Chijo-ni
Asgjë s'ekziston
që të ngjajë kaq shumë
hënës së verës
Basho
Le të shkrihet
në shirat e dimrit silueta ime
që pas m'ndjek
T Santoku
Mbi degëz të ngrirë
ëndërron pranverë zog i vogël
oh, diell për t'pa
unknown
E dua natën
që të jetë e thjeshtë-
Një hënë e plotë
M. Mclintock
Nessun commento:
Posta un commento