Showing posts with label bije. Show all posts
Showing posts with label bije. Show all posts

Thursday, October 2, 2025

Poezia e mrekullueshme ‘ Une shpresoj të vallëzosh ‘




Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë 

kur para syve të të shfaqen malet

Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë 

rrugën më të lehtë

Të jetosh ndoshta do thotë 

të bësh ca zgjedhje,

 por dije mirë se ia vlen

Të dashurosh mund të rezultojë një gabim, 

por ia vlen dashurinë ta përjetosh 

Mos lejo që ndonjë ferr të të copëtojë zemrën,

të të mbushë me hidhërim

Kur ta ndjesh se je gati për tu dorëzuar,

mendoje mirë

Hidhju vjedhurazi qiejve përmbi 

më shumë se një shikim 

E kur duhet që të zgjedhësh: 

të rrish ulur,

 apo të vallëzosh

unë shpresoj se do të vallëzosh, 

shpresoj të vallëzosh, 

shpresoj të vallëzosh

Shpresoj të ndihesh gjithmonë e vogël,

kur të jesh pranë oqeanit madhështor

E kur një derë të mbyllet, 

shpresoj një tjetër të hapet para teje

Premtomë se do i japësh gjithçkaje,

në të cilën beson, 

një mundësi për të luftuar

E kur të të duhet të zgjedhësh 

të rrish veçmas apo të vallëzosh, vallëzo.


Une shpresoj se do të vallëzosh

une shpresoj të vallëzosh

Unë shpresoj të vallezosh


💜

 Shqip   © M•C 





Shenim: Ekzistojne dy versione te kesaj poezie ; njera eshte e nje poeteje koreane, i mesipermi perkthyer nga italishtja dhe nje tjeter teks kenge po me te njejtin titull ‘i hope you dance’

Saturday, June 26, 2021

Jemi puhizë e lehtë


 Jemi veç puhizë ere

Puhiza të lehta të varura mbi muret

një qielli pa kufinj

Jemi pluhur e esencë barit, 

lulesh, perzier

me aromën e detit,

t'hënës, t'dites, të natës

të kohës që vrapon

e mbjell rreth vetes 

fara kujtimesh 

Jemi si krahë në fluturim, 

prej gjithmonë 

Qëkur morëm frymë për herë të parë 

deri në ëndrrën e fundit

Në zemrën tonë e pikuar

prej një ylli;-

Si dhurate


R. Tagore

Tea and the sea (Albania 2018)
 “Dashte zoti

nje puhize e ambel 

T’thuri rreth teje

fjale dashnije,

Si nji tis i padukshem 

Per me mbrojte jeten tande”

J. O’Donohue



shqip M.C 



Saturday, March 7, 2020

Nje tufe lot malli per nenen


“Te perkujtoj une sot
Jo per betejat e tua te pafundme
Me dhimbjen dhe shendetin e lige
As per dobesite e lodhjen shpirterore
Jo, sot do te kujtoj
Krijuesen
                         Zemerluanen...”     M. Sarton


“Nene
 Te mbaj mu ne balle
 Si nje plage qe nuk mbyllet. 
 Jo gjithmone dhemb.
 E zemra nuk shuhet e pergjakur. 
 Por nganjehere, behem qorr papritmas
 E ndjej gojen mbushe me gjak”               G. Benn


“Zonje, si quhesh? - Nuk e di.
Kur ke lindur? Nga cili vend vjen? - Nuk e di.
Perse e ke hapur kete grope te nendheshme? - Nuk e di.
Sa kohe ka qe fshihesh ketu?  - Nuk e di.
Pse ma kafshove doren? - Nuk e di.
E di se nuk do te te lendojme, apo jo? - Nuk e di.
E di ti se jemi ne lufte e duhet te zgjedhesh me cilen pale je. - Nuk e di.
Eksiston akoma fshati yt? - Nuk e di.
Keta jane femijet e tu? - Po.”        W. Szymborska



“Asnjeri nuk te eshte aq i afert sa nena
Gjithkush mund te degjoje fjalet e tua t’bukura
Por heshtjen tende vetem une e kuptoj
Te mbaj fort ketu, ne gjoksin tim
larg botes lakmitare te te mbroj
Kocke e kockes sime, mishi i mishit tim”   L.Maud.Montgomery

Shqip M.C
7mars20

Poezia e mrekullueshme ‘ Une shpresoj të vallëzosh ‘

Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë  kur para syve të të shfaqen malet Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë  rrugën më të lehtë Të jetosh ndosht...