Unë shpresoj të mos kesh kurrë frikë
kur para syve të të shfaqen malet
Shpresoj të mos zgjedhësh kurrë
rrugën më të lehtë
Të jetosh ndoshta do thotë
të bësh ca zgjedhje,
por dije mirë se ia vlen
Të dashurosh mund të rezultojë një gabim,
por ia vlen dashurinë ta përjetosh
Mos lejo që ndonjë ferr të të copëtojë zemrën,
të të mbushë me hidhërim
Kur ta ndjesh se je gati për tu dorëzuar,
mendoje mirë
Hidhju vjedhurazi qiejve përmbi
më shumë se një shikim
E kur duhet që të zgjedhësh:
të rrish ulur,
apo të vallëzosh
unë shpresoj se do të vallëzosh,
shpresoj të vallëzosh,
shpresoj të vallëzosh
Shpresoj të ndihesh gjithmonë e vogël,
kur të jesh pranë oqeanit madhështor
E kur një derë të mbyllet,
shpresoj një tjetër të hapet para teje
Premtomë se do i japësh gjithçkaje,
në të cilën beson,
një mundësi për të luftuar
E kur të të duhet të zgjedhësh
të rrish veçmas apo të vallëzosh, vallëzo.
Une shpresoj se do të vallëzosh
une shpresoj të vallëzosh
Unë shpresoj të vallezosh
💜
Shqip © M•C
Shenim: Ekzistojne dy versione te kesaj poezie ; njera eshte e nje poeteje koreane, i mesipermi perkthyer nga italishtja dhe nje tjeter teks kenge po me te njejtin titull ‘i hope you dance’

