Showing posts with label thenie. Show all posts
Showing posts with label thenie. Show all posts

Sunday, November 13, 2016

13 Nentor - Dita nderkombetare e miresjelljes


Një fjalë e sjellshme është si një ditë pranvere.(Fjalë e urtë ruse)
 13 nëntor është Dita ndërkombëtare e Mirësjelljes. 
Ka lindur falë levizjes "Japan Small Kindness Movement", e themeluar në Tokio në vitin 1988. 
Nel 1996, pikërisht në Tokio u krijua edhe grupi "World Kindness Movement".
Mirësjellja për të cilën bëhet fjalë, përfaqëson një cilësi, një karakteristikë etike që shpreh vëmendjen dhe respektin ndaj tjetrit, e që bazohet në gjestet e vogla, durimin dhe përkujdesjen. Qëndron gjithashtu në plotësimin e nevojave të vogla të tjetrit pa harruar vetveten.


Çdo njeri që takon po lufton një betejë për të cilën nuk di asgjë. Ji i sjellshëm. Gjithmonë.
(Platoni)
Ji i sjellshëm sa të jetë e mundur. Është gjithmonë e mundshme.
(D.Lama)
Kur masës dhe mirësjelljes i shtohet forca, kjo e fundit bëhet e parezistueshme.
(Gandhi)
Unë nuk njoh asnjë shenjë tjetër superioriteti tek njerëzit, përveç atë të të qenit i sjellshëm
(L.Van.Bethoven)
Fjaët e sjellshme nuk kushtojnë asgjë Nuk irritojnë gjuhën e as buzët që i shqiptojnë. Janë ilaç për ato që i dëgjojnë. Projektojnë imazhin e tyre në shpirtrat e njerëzve, dhe janë një pamje e bukur.
(B.Pascal)
Kemi dy veshë dhe një gojë pë të dëgjuar dy herë më shumë nga ç'themi
(Epiteti)

Ji një ylber në retë e dikujt tjetër. 

(M.Angelou)
Mund të shlyesh një kredi florinjsh, por vdes gjithmonë borxhli ndaj atyre që janë treguar të sjellshëm.
 (Fjalë e urtë Maleze)
Butësia dhe mirësjellja nuk janë shenja dëshpërimi dhe dobësie, por janë shprehje të forcës dhe vendosmërisë.
 (K. Gibran)
Mirësjellja është gjuha që shurdhi dëgjon dhe i verbri shikon  
(M.Twain)

(info web shqip mc)

Saturday, April 23, 2016

23 prill - Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit

E shtunë 23 prill
 Dita ndërkombëtare e librit dhe e të drejtës së autorit.
 Sipas një tradite që ka origjinën mesjetare, në këtë ditë çdo burrë dhuron të dashurës së tij një trëndafil.
 Kjo ditë njihet edhe me emrin "Dita e librit dhe e trëndafilave"


Qëllimi i kësaj dite është që të nxisë leximin e librave dhe t'i japë vlerën e duhur kontributit që kanë dhëne e vazhdojnë të japin autorët e librave në zhvillimin social dhe kultural të shoqërise njerëzore.

Eshtë zgjedhur kjo datë në përkujtim të ditës së vdekjes se tre shkrimtarëve të rëndësishëm: Migel Servantes, William Shekspir dhe I.G.de la Vega.
 Në të njëjtën ditë kane lindur Maurice Druon (francez),Vladimir Nabokov(rus), Manuel Mejia Vallejo(kolumbian), Halldor Laxness (çmimi nobel irlandez)
"Oh, ç'mesim!!! Dhe sa me vjen keq që në jetë marrim mësime, vetëm atëhere kur nuk na nevojiten  më."
Oscar Wilde

Wednesday, April 13, 2016

NATYRE - thenie e foto


Nëse dëshiron të njohësh diçka hyjnore, duhet te dalesh ne natyre e te ndjesh erën mbi fytyrë dhe ngrohtësinë e diellit mbi dorën tënde
Buddha
 Natyra është ndryshimi mes shpirtit dhe Zotit.
F Pessoa

Cdo gje qe mund ta imagjinosh, natyra e ka krijuar me pare
Ajnshtajn
Mos harro se toka deshiron te ndjeje prekjen e lehte te kembeve te zbathura dhe erërat kanë shumë dëshirë të luajnë me flokët e tua
 Gibran
Zemrën time e kanë grabitur lulet e qershive të egra, a do të kthehet në trupin tim kur ato të kenë fluturuar larg?
Kotomichi 
 Natyra ka me mijëra ngjyra, por ne ve na është mbushur mendja t'i pakësojmë në nja njëzet...
H. Hesse
 Lulet janë kryeveprat e natyrës
D. Parker  
E, pastaj unë kam natyrën, artin, poezinë; çfarë mund të dëshiroj më shumë?!
Van Gogh

Natyra nuk është vend për tu vizituar. Eshtë shtëpia jonë.
G. Snyder 
 Në çdo shëtitje që bën në natyrë, njëriu ndjen më shumë ngaç kërkon...
H. Muir

Në natyrë, asgjë nuk është perfektë e gjithçka është perfekte. Pemët mund të jenë të shtrembra, të kthyer në mënyrë të çuditshme, por gjithsesi janë shumë të bukura.

A.Walker 
Po të ndaleshim e të dëgjonim sa punojnë rrënjët, kush do të mund të flinte?
F. Caramagna


Nëse dëshiron të njohësh diçka hyjnore, duhet te ndjesh erën mbi fytyrë dhe diellin e ngrohtë mbi dorën tënde
Buddha
 Më pëlqen kur një lule ose një xhufkë e vockël rritet përmes një të çare në kalldrëm. Tregon  një heroizëm të paparë.
G. Carlin
Natyra ka ligje të çuditshme, por të paktën ajo i respekton ato.
L.Longanesi

Bimët nuk janë budallaqe, keni parë ndonjëherë një dredhke të mbështillet rreth nje kaktusi?

L. Alberti
     Aforismi web, shqip M.C   foto by Oni







Tuesday, February 2, 2016

Vlerëso çdo gjë që ke...




Mëso të vlerësosh çfarë ke, para se koha të bëjë që ti të vlerësosh atë çfarë kishe...
Për një njeri me këmbë zbathur,
 lumturi është të ketë një palë këpucë.
Për një njeri që ka këpucë të vjetra,
 lumturi janë një palë këpucë të reja,
Për një njeri që ka këpucë të reja,
 lumturi është të ketë një palë këpucë më të bukura.
E natyrisht njeriu që nuk ka këmbë,
 do të ishte i lumtur po të ecte edhe këmbëzbathur...

 Mate lumturinë me çfarë ke, e jo me çfarë të mungon...

 M. Josephson
  
                                     ***

... Atij që ka një copë bukë
    Atij që ka nje çerdhe të vogel për strehim
    Atij që nuk ka shërbyes dhe nuk është sherbëtor
    Thuaji: - "Jeto i lumtur, se ke një botë me gëzime plot

O. Khajam

Thursday, January 21, 2016

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni


Diogjeni (Historian grek i antikitetit)





* E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi?
Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë.

*Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri.

* Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.
 Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin.
Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje?
Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe?
E mirë.- U përgjigj Aleksandri.
Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju?

* Njëherë e panë tek po fliste me një statujë dhe e pyetën se cili ishte qëllimi i këtij gjesti. Ai u përgjigj:- Po stërvitem për të kërkuar kot.

°Një njeri i shthurur kishte shkruar në derën e shtëpisë:- Mos të hyjë e keqja këtu.
 Diogjene e pyeti:- Po ti nga ke hyrë?

°Aleksandri i madh i dërgoi si dhuratë Diogjenit një vazo mbushur me kocka, të cilën e pranoi duke thënë: - Ushqim i denjë për një qen, Dhuratë jo e denjë nga një mbret.



Friday, January 15, 2016

THENIE TE BUKURA PER GRATE


"Gratë që bëjnë ndryshimin"

Kur shkruan për një grua duhet të ngjyesh penën tek ylberi dhe fleta duhet tharë me pluhurin e krahëve të një fluture
                                 
                                         D. Diderot

Gratë që kanë ndryshuar botën nuk ka qenë e nevojshme të demonstrojnë asgjë, përveçse INTELIGJENCEN e tyre

                            R.L.Montalcini


Bukuria e një gruaje nuk qëndron në pamjen e saJ. Bukuria e vërtetë reflektohet tek shpirti i saj. Duket në DASHURINE që ajo dhuron, e në PASIONIN që shfaq. Bukuria e një gruaje shtohet me kalimin e viteve.

                                                                                                           A. Hepburn


Gratë e forta nuk bëhen viktima, nuk e shikojne veten me keqardhje dhe nuk ua bëjnë me gisht të tjerëve. Ato rezistojnë dhe ia dalin përballë çdo vështirësie

                                                                                                            M. Hale

Ajo është e çmendur por MAGJIKE
Nuk ka gënjeshtra në zjarrin e saj.

                                                                                                     C.Bukovski

Një grua në harmoni më shpirtin e saj është si një lumë që rrjedh. Ajo shkon ku të dëshirojë, pa pretendime dhe arrin në destinacion duke qenë VETVETJA... dhe vetëm vetvetja.

                                                                                                    M. Angelou

Një grua me KARAKTER, asnjëherë nuk ka karakter të mirë.
Jam e lodhshme e më pëlqen të jem e tillë, kjo është zgjedhja ime natyrale.

                                                                                              S. Casciani

Gratë e forta janë si uragani.
Bëhen të pazaptueshme, gati të paarritshme.
Nuk ndalen para vështirësive.
Janë DELIKATE e dashurojnë gati në fshehtësi.
Kanë shikim të fshehtë dhe zemrëm gjithë gërvishtje.
Buzëqeshin por kapërdijnë lot.
Ato, janë gratë që bëjnë ndryshimin.

                                                                                         L. del Grande



Lulet e Marsit

  Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite  Çdo pranverë përtërihet ...