Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta perkthim

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës

Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët. Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁.  Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre. Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer.  I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë. Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura. Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë. Atëherë burri u shpjegoi që t
Emily dickinson in albanian language  VARGJE TE POETES AMERIKANE EMILY DICKINSON NE GJUHEN SHQIPE NJE FJALE ESHTE SHUAR Nje fjale eshte shuar  Sapo eshte shqiptuar Mendon dikush Une te kunderten kam menduar Fjala ne momentin e thene  Fillon e jeton. UNE JAM ASKUSH ,  TI KUSH JE Une jam askush! Kush je ti Edhe ti askushi je Pra u bekemi dy - mos e bej fjale! Mund te na zbojne, e di. Sa e trishte me qene dikush! Sa e bujshme, si nje bretkoce t'ia thuash emrin gjithe diten e lume  Nje tartabiqi qe admiron! KUR DIKUSH NDAHET PREJ NESH PERGJITHMONE Kur dikush ndahet prej nesh pergjithmone S'e ndjejme mungesen menjehere Kthimi i tij na duket i mundur Edhe kur eshte mbushe nje vit i tere Edhe pasi jemi nise per tek ai Vazhdojme te mos besojme prape Ngaqe kaq te afert me te jemi  E te kaluren e tij kemi dashte NDJEVA NJE QARTESIM NE MENDJEN TIME Ndjeva nje qartesim ne mendjen time Por truri im e kish