Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post da dicembre, 2015

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:) "...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.      - Nuk jam i trishtuar.      - Sigurisht që je.      - Nuk është tamam ashtu,- më tha. Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar. Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.      - Unë po pres,- me tha.      - Cfarë po pret?      - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."                                                      (Alessandro Barico - "questa storia")                                                             shqip. M.C

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë. E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...                                                                                perktheu nga ital.MC

Do ta shkruaj ne ere (Lo scriverò nel vento)

DO TA SHKRUAJ NE ERE Kendon: Deniz Unel (Turqi) Kenge pjesemarrese ne edicionin e 49-te te Zecchino D'oro (2006). Eshte nje nder kenget me te bukura per femije, qe kam degjuar, qofte per tekstin, qofte per muziken. Mesazhi qe percjell eshte i perboteshem: Paqe per gjithe njerezimin. Solistja: Do ta shkruaj ne ere me te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim, se e dua shume boten e ajo do ta shperndaje ne gjithesi, e di. Solisti +Kori: do te fryj nder detera per ta bere te lundroje Solisti : kushedi ku do te mberrije Solisti+kori : do ta lexojne njerezit e kontinentit tjeter SOLISTI: e do te me kthejne pergjigje. Kori : do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera                               nje kor qe duke kenduar do te fshije... Solisti: gjuhet, nuk do kene me vlere largesite...  e c'bote do jete kjo bote Solisti+Kori: Ne paqe do te jete! Ne paqe do te jete! Solisti : Gel arkadas olalim Bin seslerle koro kuralim Kori: ere fryj me ngadale