Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta children

Femijet luajne loje lufte - Bertolt Breht

E paqe është edhe  Të mos kesh uri Të mos kesh ftohtë Të mos kesh frikë. no to war Fëmijët luajnë luftash Të luajnë lojë paqeje është e rrallë Sepse të rriturit bëjnë luftë ngahera Ti bën "pam" e qesh; Po n ë se ushtari shkrep Dikush tjetër Më nuk qesh. Lufta është kështu. Një lojë tjetër  duhet shpikur,  Të bëjë botën të qeshë Jo ta bëjë të qajë. Paqe do të thotë Se jo të gjithëve u pëlqen e njëjta lojë Se lojërat që ke ti duhet t'ua jap ë sh edhe fëmijëve të tjerë Atyre qe me siguri nuk kanë Sepse ti ke shumë. Se vizatimet e fëmijëve të tjerë  nuk janë shkarravina;  Se mami yt  nuk është vetëm e jotja Se të gjithë fëmijët Janë shokët e tu. E paqe është edhe  Të mos kesh uri Të mos kesh ftohtë Të mos kesh frikë. B.Brecht shqip M.C

Ji vetvetja ---E. Heminguej

Be yourself Be who you are Ti nuk je gjitha vitet e tua As masa e rrobave që vesh As emri yt nuk je As qukat në faqet e tua Ti je gjithë librat që ke lexuar Je çdo fjalë që ti thua Je zëri yt i përgjumur në mëngjesesh Je buzëqeshjet që mundohesh të fshehësh Je ëmbëlsia e të qeshurës tënde Je çdo lot që të ka rrjedhur Je kënga që ke kënduar me zë të lartë Kur e dije që ishe vetëm Je edhe vendet të cilat ke parë Je i vetmi njeri që thërret shtëpi Je gjithçka në të cilën beson Je gjithë personat që do shumë Je fotografitë në dhomën tënde varur je e ardhmja që vizaton Je bërë prej një bukurie të pafund Por gjithë kjo s'të hyn në sy, ndoshta Që kur ke vendosur të jesh Gjthçka tjetër përveç vetvetja shqip M.C

Legjenda e yjeve

                                                    Legjendat jane rrefime shume te hershme popullore, dhe si te tilla jane pasuri kulturore e nje populli. Fjala "legjende" vjen nga latinishtja dhe do te thote  "gjera qe duhen lexuar" ose "te destinuara per tu lexuar" Ne to rrefehet  realja e perzier me te mrekullishmen. Legjenda e meposhtme, e perkthyer nga italishtja , eshte braziliane.       (Foto marre ne web) Një ditë, gratë e fshatit kishin shkuar për të punuar ne arat me mis ë r.  Bashk ë  me to,shkoi p ë r t ë  ndihmuar, edhe një fëmijë.  Ai mblodhi e mblodhi shum ë  kallinj misri.  Mirepo, një sasi të pabesueshme kokrrash misri, ai i fshehu në kallama bambujash, dhe i çoi te gjyshja, duke i kërkuar asaj që të bënte një  ë mb ë lsir ë  për veten dhe shokët e tij.  Gjyshja e p ë rgatiti dhe femijet  hëngrën sa u ngop ë n.  Për të mos treguar se ç'kishin b ë r ë  dhe nga frika se mos prindërit e tyre do ti d ë nonin, fë

Femijet K.Gibran

 FEMIJET ( shkeputur nga libri "Profeti" i  autorit Khalil Gibran )
KËSHILLA NJË FËMIJE   ♦♦♦                                                         Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti, hap sytë:  dikush kërkon të të shfrytëzojë nëse të thonë gjithmonë se je inteligjent, hap sytë: dikush kërkon të të eliminojë nëse të thonë se je I bindshëm, hap sytë: dikush kërkon të të skllavërojë nëse të thonë gjithmonë se je I mirë hap sytë: dikush kerkon të të zaptojë POR Nëse të thonë mëso, mos u tremb: ti mund të bësh një botë ku nuk duhet shkolla nëse të thonë mos fol, mos u tremb: ti mund të bësh një botë, pa shkolla nëse të thonë bindu, mos u tremb: ti mund të bësh një botë pa padronë nëse të thonë kërko falje, mos u tremb: ti mund të bësh një botë të paqtë. MOS i BESO Atij që të komandon, atij që të ndëshkon,  atij që të kontrollon, atij që të fyen, atij që të perqesh, atij që të bën lajka,  atij që të mashtron,  atij që të përçmon ATA NUK E DINE SE TI JE NJE NJERI I LIRE ♦♦♦