Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta jeta

ITAKA / K.Kavafis (dedikim birit tim)

Kur te nisesh udhetimin per ne Itake Shpreso qe udha te jete sa me e gjate Plot me aventura, plot zbulime. Prej gjiganteve Lestrigone e Ciklopeve As prej furise se Poseidonit -  Frike mos ki. Se nuk ke per t’i gjete, ne udhen tende,  Nese ke per te shtuar dijet e tua,  E per sa kohe shpirti e trupi yt  Te gjallerohen prej entuziazmit. As Lestrigonet, as Ciklopet,  E as Posedonin e terbuar - s’do te luftosh Vec nese ke per t’ju bere vend ne shpirtin tend, Vec nese shpirti yt, brenda teje t’u beje vend. Shpreso qe udha jote te jete sa me gjate. E te panumerta te jene mengjeset verore,  tek ndjen kenaqesi e gezim,   nder brigje ku ke per te shkele  per te paren here; Te ndalosh ne tregjet arabe Te blesh sa te duash gjera te bukura, Margaritare, perla e te tjere gure te cmuar Parfume terheqese te cdo lloji. E te vizitosh shume qytete egjiptiane, prej kultures se tyre te njohesh e te mesosh sa me shume. E, gjithmone ne mendje mbaje,

Dedikim -Nje qershor -dita e femijeve.

Sot festohet 1qershori, festa e femijeve. Uroj festen femijeve te mi. Uroj qe kjo feste te jetoje ne zemrat dhe shpirtin tuaj gjithe jeten. Nuk uroj te fitoni gjithmone ne jete, por te luftoni gjithmone per te fituar, sepse vete jeta eshte e tille. Nuk dua te merrni diçka qe nuk e meritoni, por nese mendoni se meritoni diçka duhet te ushtroni te gjitha forcat tuaja per ta patur, çfaredo lloj objetivi te jete. Mesoni ti njihni njerzit me te cilet keni te beni.  Jini koherent dhe kini respekt ndaj atyre qe shprehin keto cilesi ndaj jush.  Te tjeret, besomeni, nuk kane se ç' t'ju mesojne ne jeten tuaj. Nese beni pjese ne nje grup, kini respekt per gjithe grupin, pa bere dallime. E pergezoni kedo qe ka sukses, sepse dikush ka patur besim ne aftesite e tij. E mos u shkurajoni nese dikush nuk iu pergezon per suksesin tuaj, çmojeni per  sinqeritetin ...  Ne jete, nuk duhet te keni kushedi se sa miq, ne radhe te pare duhet te jeni miq te vetvetes, sepse do te thote

Histori e shkurtër — Katër stinët e jetës

Një burrë  kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njohur sa e si duhet. Ndaj, ftoi secilin prej tyre që të bënin një udhëtim, për të parë një🌳 pemë, që rritej në një vend të largët. Djali i madh shkoi ta shikonte në stinën e dimrit❄️, i dyti shkoi në pranverë🌸, i treti në verë🌞, dhe më i vogli shkoi ta vëzhgonte pemën në stinën e vjeshtës🍁.  Kur biri më i vogël u kthye nga udhëtimi i tij, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi që të tregonin se çfarë kishin parë secili prej tyre. Djali i madh tha se kishte parë 🌳 të shtrembëruar e të përthyer.  I dyti e përshkroi atë me gurë të ndritshëm në ngjyrë të gjelbërt, e premtonte gjallëri e jetë. Biri i tretë nuk ishte dakort, ai tha se pema ishte plot me 💐 shumë të bukura. Më i vogli nuk ishte dakort me asnjërin prej tyre, ai tha se pema ishte e ngarkuar me 🍒fruta të ëmbla, e pamja e saj të mbushte me jetë. Atëherë burri u shpjegoi që t

Legjenda e ngjyrave të ylberit

Si lindi ylberi            Një legjendë e vjetër irlandese  tregon se aty ku përfundon ylberi,  gjendet një qyp plot me flori,  të cilin e ruan një xhuxh.  Thuhet gjithashtu se,  nëse në ylber mbizotëron ngjyra e kuqe, - është shenjë bollëku për stinën e verës,  nëse mbizotëron  jeshilja - do të prodhohet vaj ulliri me bollek,   nëse mbizotëron e verdha, - do të ketë grurë me bollek. Shumë kohë më parë ngjyrat e ylberit u grindën keq me njëra - tjetrën. Secila mendonte se ishte më e rëndësishme, më e dobishme, më e preferuara nga të tjerat. JESHILJA thoshte:" Me siguri unë jam më e rëndësishmja. Unë jam shenja e jetës dhe e shpresës. Mua më kanë zgjedhur bari,  pemët, e bimësia. Pa mua të gjitha kafshët do të ngordhnin. Ja, shikoni përreth ndër fshatra dhe do të vini re se unë mbizotëroj nga të gjitha ngjyrat e tjera... BLU -ja e ndërpreu: -  "Ti flet vetëm për tokën, por nuk e ke llogaritur qiellin, detin! Eshtë uji që bie nga retë në detin e thel