Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta femijet

Dedikim -Nje qershor -dita e femijeve.

Sot festohet 1qershori, festa e femijeve. Uroj festen femijeve te mi. Uroj qe kjo feste te jetoje ne zemrat dhe shpirtin tuaj gjithe jeten. Nuk uroj te fitoni gjithmone ne jete, por te luftoni gjithmone per te fituar, sepse vete jeta eshte e tille. Nuk dua te merrni diçka qe nuk e meritoni, por nese mendoni se meritoni diçka duhet te ushtroni te gjitha forcat tuaja per ta patur, çfaredo lloj objetivi te jete. Mesoni ti njihni njerzit me te cilet keni te beni.  Jini koherent dhe kini respekt ndaj atyre qe shprehin keto cilesi ndaj jush.  Te tjeret, besomeni, nuk kane se ç' t'ju mesojne ne jeten tuaj. Nese beni pjese ne nje grup, kini respekt per gjithe grupin, pa bere dallime. E pergezoni kedo qe ka sukses, sepse dikush ka patur besim ne aftesite e tij. E mos u shkurajoni nese dikush nuk iu pergezon per suksesin tuaj, çmojeni per  sinqeritetin ...  Ne jete, nuk duhet te keni kushedi se sa miq, ne radhe te pare duhet te jeni miq te vetvetes, sepse do te thote

Ne lartesine e nje femije

"Femija mendon me ndjenja e jo me  intelekt" Cfarë po thoni?! Është e lodhshme të merresh me fëmijët. Keni të drejtë. Pastaj shtoni: Sepse duhet të vihesh Në nivelin e tyre, Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh, Të bëhesh i vogël. Tani e keni gabim. Çfarë lodh më shumë nuk është kjo. Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh deri në lartësinë  e ndjenjave të tyre. Të tërhiqesh, të zgjatesh, Të vihesh  majë gishtash. Për të mos i lënduar.                                                                Drawing E.J.Parocki Autori polak Januz Korzak (1879-1942) ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri" keto vargje te mençura mbajnë në vetvete gjithe punën që të rriturit duhet t'i përkushtojnë fëmijëve. Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,

Femijet luajne loje lufte - Bertolt Breht

E paqe është edhe  Të mos kesh uri Të mos kesh ftohtë Të mos kesh frikë. no to war Fëmijët luajnë luftash Të luajnë lojë paqeje është e rrallë Sepse të rriturit bëjnë luftë ngahera Ti bën "pam" e qesh; Po n ë se ushtari shkrep Dikush tjetër Më nuk qesh. Lufta është kështu. Një lojë tjetër  duhet shpikur,  Të bëjë botën të qeshë Jo ta bëjë të qajë. Paqe do të thotë Se jo të gjithëve u pëlqen e njëjta lojë Se lojërat që ke ti duhet t'ua jap ë sh edhe fëmijëve të tjerë Atyre qe me siguri nuk kanë Sepse ti ke shumë. Se vizatimet e fëmijëve të tjerë  nuk janë shkarravina;  Se mami yt  nuk është vetëm e jotja Se të gjithë fëmijët Janë shokët e tu. E paqe është edhe  Të mos kesh uri Të mos kesh ftohtë Të mos kesh frikë. B.Brecht shqip M.C

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë. E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...                                                                                perktheu nga ital.MC