Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta edukim

Poemë per fëmije - Dritëro Agolli

Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe Dhe xhaxhi aherë do lerë  Librin e tij mbi tryezë  Përralla në mend do i bjerë  Përralla për kecërit dhe dhinë e zezë *** Pazarit po shkonte një ditë nëna dhi  Me kecërit e saj lozonjarë  Po shkonte në librari Të blente dy abetare  Të reja fare  I bleu abetaret dhia brigjatë  Dhe kecërit kërcenin e bënin shamatë  E be be be, e me me me  Do të bëjme një a, do të bëjmë një b-e Ah, lum si ti nënë ç'kecër na ke E ëma detyra të lehta u vuri një ditë  Dhe shkoi të llafosej me dhitë  Se, s'mund të rrinte pa bërë dy fjalë  Me shoqet dhi në mëhallë  Tu thoshte se kecërit e saj  Mësonin çdo ditë e çdo orë  E kur të rriteshin  Do bëheshin doktorë, profesorë ~~~ Kur erdhi i gjeti kecërit në gjumë - Ah, përtacë, kur qenki lodhur kaq shumë?  C'i bëtë fletoret me gjithë a, b, c-e - E be be be, e me me me I hëngrëm fle
KËSHILLA NJË FËMIJE   ♦♦♦                                                         Nëse të thonë gjithmonë se je i zoti, hap sytë:  dikush kërkon të të shfrytëzojë nëse të thonë gjithmonë se je inteligjent, hap sytë: dikush kërkon të të eliminojë nëse të thonë se je I bindshëm, hap sytë: dikush kërkon të të skllavërojë nëse të thonë gjithmonë se je I mirë hap sytë: dikush kerkon të të zaptojë POR Nëse të thonë mëso, mos u tremb: ti mund të bësh një botë ku nuk duhet shkolla nëse të thonë mos fol, mos u tremb: ti mund të bësh një botë, pa shkolla nëse të thonë bindu, mos u tremb: ti mund të bësh një botë pa padronë nëse të thonë kërko falje, mos u tremb: ti mund të bësh një botë të paqtë. MOS i BESO Atij që të komandon, atij që të ndëshkon,  atij që të kontrollon, atij që të fyen, atij që të perqesh, atij që të bën lajka,  atij që të mashtron,  atij që të përçmon ATA NUK E DINE SE TI JE NJE NJERI I LIRE ♦♦♦