Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post da settembre, 2016

NJeReZiT...

Unë mendoj se personat nuk harrohen. Nuk është e mundur të harrosh dikë që dikur të ka bërë të qeshësh. dikë që ka bere zemrën tënde të trokasë, apo, edhe dikë që të ka bërë të qash; Ato nuk harrohen. Ndryshon vetëm mënyra se si i shohim ato, ndryshon hapësira që zënë në zemër, në jetën tonë. Ka persona që kanë hyrë në jetën time me shumë kujdes, pa bërë zhurmë, e kanë dalë po në këtë mënyrë. Ka persona që kanë bërë një rrëmujë të madhe, dhe kanë prishur të gjitha planet e mia, e kanë ngatërruar idetë e mia. Ka persona që, pavarësisht gjithçkaje, janë akoma pjesë e jetës sime... Unë nuk harroj askënd. Nuk harroj atë që ka qenë pjesë e jetës sime, edhe për pak kohë, sepse kjo do të thotë se fati ka dashur që ti ndesh në udhën time të jetës, e më pas të vazhdoja rrugëtimin tim... L.Ligabue (nga ital. shqip M.C)

Origjina e balones

E kush më shumë se fëmijët i gëzohet një balone kur fluturon?! Por kur lexon historinë e prejardhjes së saj,  kupton se fillimisht e gjithashtu më pas, ajo nuk kishte rol argëtues, por... FOTO by ONI •••Origjina e balones e ka fillin më shumë se 2000 vjet më parë. Ka debate rreth origjinës së saktë, por thuhet se balona e pare u ndertua në Shondong, një zonë në lindje të Kinës. Tregohet një legjendë sipas së cilës një fshatar e lidhi kapelen e tij me një fije që të mos ia merrte era e kështu u konceptua balona. Balonat e para ishin të ndërtuara nga materiale më të qëndrueshme: korniza prej bambuje e mbuluar me copë prej mëndafshi ose letre. Në shekullin e 17 murgjit budistë i përdornin per të rritur korrjet dhe për të parandaluar shpirtërat e djajve në qiell. Ndërsa dikush u ngjit larg me një të tillë deri në kështjellën e artë , ku do të kishte mundur të vidhte një statujë të artë ... Sidoqoftë balonat filluan gradualisht të përhapeshin edhe në botën perëndimore. Në