Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta dhurate

Mami, tregomë një përrallë -Princesha dhe fëmija

*** Na ishte njëherë një mbret që kishte një vajzë shumë të bukur dhe shumë të mençur. Mirëpo princesha vuante nga një sëmundje e panjohur. Me kalimin e viteve vajza rrritej, por edhe sëmundja shtonte dhembjet dhe e lodhte edhe më shumë. Shumë mjekë kishin tentuar që ta kuronin, por asnjëri prej tyre nuk kishte mundur që të gjentë ilaçin për sëmundjen e saj. Një ditë në oborrin mbreteëror, erdhi një i moshuar. Për të thuhej se ruante brenda vetes sekretin e jetës. Të gjithë oborrtarët e mbretërisë i kërkuan atij që të ndihmonte princeshën e bukur të shërohej. Ai i dha vajzës një shportë të thurur  të mbyllur me kapak, dhe i tha: "Merre e kujdesu për të. Do të të shërojë." Ajo e mori ndër duar plot gëzim, por kur e hapi mbeti tepër e habitur. Në të vërtetë, brenda në shportë ishte një fëmijë, i sfilitur prej sëmundjes, akoma më i varfëruar dhe i lodhur se ajo. E në shpirtin e saj nisi të rritej mëshirimi. Pavarësisht dhimbjeve të saj, ajo e mori fëmijën në k