Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta rusia

Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar

Nj ë  p ë rrall ë  ruse (lufta e perjetshme mes se mires e se keqes)   Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti. Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë. Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte.  E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte at ë  në pyll. "Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo. Burri u d ë shp ë rua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj. Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë. Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.  Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të  kër