Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta haiku japonez

HAIKU

Poezi e shkurter me tre vargje - haiku Haiku është një formë e poezisë e shpikur në Japoni. Ata që e shkruajnë, përqëndrojnë mendimet e tyre në numërimin e rrokjeve. Kjo është forma bazë. Një haik i ngjan një recete, e cila duhet të ketë përbërësit e duhur për t'u quajtur e tillë. *  Ka vetëm tre vargje me shtatëmbëdhjetë rrokje: pesë(vargui i parë) / shtatë (vargui i dytë)/ pesë(vargu i tretë). *  Duhet të përmbajë një "kigo" që do të thotë një fjalë që ka lidhje me stinët, e që bën pjesë në traditat japonese si p.sh: të përdoret fjala: lulëzim për të treguar pranverë. *  Haiku ështe zakonisht shprehi e situatave dhe emocioneve të përditshme. Ja disa haike perkthyer nga anglishtja Sa deshti era ta bëjë pëmën e shelgut lëmsh e li                                 Chijo-ni Asgjë s'ekziston që të ngjajë kaq shumë hënës së verës                               Basho Le të shkrihet në shirat e dimrit silueta ime që pas m'ndjek