Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post da novembre, 2016

Për ...gruan W.Sheakspeare

Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj, për të gjitha nënshtrimet që ka përjetuar, për trupin e saj që keni shpërdoruar, për inteligjencën e saj që keni shkelur, për paditurinë në të cilën e keni lënë, për lirinë që i keni mohuar, për gojën që i keni mbyllur, për krahët që i keni prerë, Për të gjitha këto:  Ngrihuni më këmbë, zotërinj, Para një gruaje!"  William Shakespeare  (Ital.shqip M.C)

13 Nentor - Dita nderkombetare e miresjelljes

Një fjalë e sjellshme është si një ditë pranvere. ( Fjalë e urtë ruse )  13 nëntor është Dita ndërkombëtare e Mirësjelljes.  Ka lindur falë levizjes " Japan Small Kindness Movement", e themeluar në Tokio në vitin 1988.  Nel 1996, pikërisht në Tokio u krijua edhe grupi "World Kindness Movement". Mirësjellja për të cilën bëhet fjalë, përfaqëson një cilësi, një karakteristikë etike që shpreh vëmendjen dhe respektin ndaj tjetrit, e që bazohet në gjestet e vogla, durimin dhe përkujdesjen.  Qëndron gjithashtu në plotësimin e nevojave të vogla të tjetrit pa harruar vetveten. Çdo njeri që takon po lufton një betejë për të cilën nuk di asgjë. Ji i sjellshëm. Gjithmonë. (Platoni) Ji i sjellshëm sa të jetë e mundur. Është gjithmonë e mundshme. (D.Lama) Kur masës dhe mirësjelljes i shtohet forca, kjo e fundit bëhet e parezistueshme. (Gandhi) Unë nuk njoh asnjë shenjë tjetër superioriteti tek njerëzit, përveç atë të të qenit i sjells

A zgjedhohet fjala 'nënë'?

Si zgjedhohet emri "nënë"? Nuk është folje? Jeni me të vërtetë të sigurtë për këtë?  Të duash, të bësh, të japësh, të dëgjosh, të inkurajosh, të gëzosh, të qash, të përqafosh, të puthësh, të përkëdhelësh, të ndjesh, të përkujdesesh, të mbështesësh, të mbrosh, të mësosh, të shoqërosh, të kujtosh, të studiosh, të lexosh, të pastrosh, të gatuash, të ushqesh, të vëzhgosh , të bërtasësh, të pëshpërisësh, të  këndosh, të  buzëqeshësh, të vraposh, të kërcesh, të edukosh, të kuptosh, të falësh, të pësosh, të shqetësohesh, të lehtësohesh, të vuash, të heshtësh, të flasësh... Keni të drejtë, fjala 'nënë' nuk është një folje e vetme, është të gjitha foljet e një jete të tërë." F.B.Giacomini (Nga ital. shqip M.C) Foto by pinterest