Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post da maggio, 2016

Histori e shkurtër - Përrallë për budallenjtë (Afrike-Senegal)

Histori nga ato qesh e qaj    Shumë kohë më parë në botë, budallenjtë ishin të paktë në numër, në krahasim me sot. Kur gjenin ndokund një të tillë, e largonin menjëherë nga vendi. Në ditët e sotme, do të duhet të largosh pothuaj gjysmën e banorëve dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Por si shpjegohet që ka kaq shumë budallenj mes nesh? Ja si kanë shkuar gjërat...  Një ditë tre budallenj të cilët ishin dëbuar nga një fshat, për shkak se merreshin shume me thashetheme, u gjendën në një udhëkryq dhe thanë: "Ndoshta do të bëjmë diçka të dobishme nëse bashkojmë zgjuarsinë e tre kokave budallaqe." E vazhduan rrugën së bashku; pas pak kohe, arritën para një kasolleje, nga e cila doli një i moshuar, i cili i pyeti: "Ku po shkoni?" Budallenjtë ngritën supet dhe u përgjigjën:"Ku të na shpien këmbët. Na kanë dëbuar nga fshati për shkak të idiotllëkut tonë." I moshuari u përgjigj: "Atëherë hyni brenda. Do t'ju vë në provë." Ky i fundit

Përgjigjja iken tej, me erën - Bob Dylan

...Ikën tej me erën gif - pinterest Sa rrugë duhet të përshkruaj një njeri Para se ta quajmë "njeri" Eh, e në sa detëra duhet të fluturojë një pëllumb i bardhë Para se të qetohet mbi rërë? Eh, e sa herë duhet të fluturojnë predhat nga një top Para se të ndalohen përgjithmonë? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën Sa herë një njeri duhet të shohë lart Para se të shohë qiellin? Eh, e sa veshë duhet të ketë një njeri Para se të dëgjojë njerëzit të qajnë? Eh, e sa vdekje do të duhen, që ai të dijë Se kanë ikur shumë persona nga kjo jetë? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën Sa vite mund të rezistojë një mal Para se të zhduket, i gëlltitur nga deti? Eh, e sa vite duhet të jetojnë ca njerëz Para se të njohin se ç'është liria? Eh, e sa herë duhet të kthejë kokën në anën tjetër një njeri Duke u shtirur se nuk sheh? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën...

Mami, tregomë një përrallë -Princesha dhe fëmija

*** Na ishte njëherë një mbret që kishte një vajzë shumë të bukur dhe shumë të mençur. Mirëpo princesha vuante nga një sëmundje e panjohur. Me kalimin e viteve vajza rrritej, por edhe sëmundja shtonte dhembjet dhe e lodhte edhe më shumë. Shumë mjekë kishin tentuar që ta kuronin, por asnjëri prej tyre nuk kishte mundur që të gjentë ilaçin për sëmundjen e saj. Një ditë në oborrin mbreteëror, erdhi një i moshuar. Për të thuhej se ruante brenda vetes sekretin e jetës. Të gjithë oborrtarët e mbretërisë i kërkuan atij që të ndihmonte princeshën e bukur të shërohej. Ai i dha vajzës një shportë të thurur  të mbyllur me kapak, dhe i tha: "Merre e kujdesu për të. Do të të shërojë." Ajo e mori ndër duar plot gëzim, por kur e hapi mbeti tepër e habitur. Në të vërtetë, brenda në shportë ishte një fëmijë, i sfilitur prej sëmundjes, akoma më i varfëruar dhe i lodhur se ajo. E në shpirtin e saj nisi të rritej mëshirimi. Pavarësisht dhimbjeve të saj, ajo e mori fëmijën në k

Ne...moj dritë

 Ne njerëzit që jetojmë me zemër jemi qenie të ngrënshme Mund të na hanë ata që gënjejnë Ata që mashtrojnë Ata që sapo kthen kokën të përgojojne Mund të na hanë ata të harrojnë Ata që bëjnë sikur s'të njohin Ata që t'i dinë dobësitë E aty duan me t'goditë Ata që nuk të vlerësojnë punën, mundin, sakrificën, Ata që nuk të respektojnë  mendimin, zgjidhjen, zgjedhjen, Ne - njerëzit që jetojmë me zemër jemi qenie të ngrënshme Mund të na hanë ata që lëndojnë, plagojnë,  vrasin Ne - njerëzit që jetojmë  me zemër, me trup, me shpirt Jemi qenie të ngrënshme. Mund të na gllabërojnë ata... Ata që s'kanë zemër Ata që s'kanë shpirt Ata që n'mendje s'kanë dritë ... Ki kujdes Por mos ki frikë Se terri  S'terron  dot dritën Moj drite!!!✨ © M.C maj 2016

Ji vetvetja ---E. Heminguej

Be yourself Be who you are Ti nuk je gjitha vitet e tua As masa e rrobave që vesh As emri yt nuk je As qukat në faqet e tua Ti je gjithë librat që ke lexuar Je çdo fjalë që ti thua Je zëri yt i përgjumur në mëngjesesh Je buzëqeshjet që mundohesh të fshehësh Je ëmbëlsia e të qeshurës tënde Je çdo lot që të ka rrjedhur Je kënga që ke kënduar me zë të lartë Kur e dije që ishe vetëm Je edhe vendet të cilat ke parë Je i vetmi njeri që thërret shtëpi Je gjithçka në të cilën beson Je gjithë personat që do shumë Je fotografitë në dhomën tënde varur je e ardhmja që vizaton Je bërë prej një bukurie të pafund Por gjithë kjo s'të hyn në sy, ndoshta Që kur ke vendosur të jesh Gjthçka tjetër përveç vetvetja shqip M.C