Si lindi ylberi Një legjendë e vjetër irlandese tregon se aty ku përfundon ylberi, gjendet një qyp plot me flori, të cilin e ruan një xhuxh. Thuhet gjithashtu se, nëse në ylber mbizotëron ngjyra e kuqe, - është shenjë bollëku për stinën e verës, nëse mbizotëron jeshilja - do të prodhohet vaj ulliri me bollek, nëse mbizotëron e verdha, - do të ketë grurë me bollek. Shumë kohë më parë ngjyrat e ylberit u grindën keq me njëra - tjetrën. Secila mendonte se ishte më e rëndësishme, më e dobishme, më e preferuara nga të tjerat. JESHILJA thoshte:" Me siguri unë jam më e rëndësishmja. Unë jam shenja e jetës dhe e shpresës. Mua më kanë zgjedhur bari, pemët, e bimësia. Pa mua të gjitha kafshët do të ngordhnin. Ja, shikoni përreth ndër fshatra dhe do të vini re se unë mbizotëroj nga të gjitha ngjyrat e tjera... BLU -ja e ndërpreu: - "Ti flet vetëm për tokën, por nuk e ke llogaritur qiellin, detin! Eshtë uji që bie nga retë në detin e thel
HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...