Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta kohe

Histori e shkurtër - Dashuria dhe Koha

Na jetonin njëherë në një ishull të gjitha ndjenjat dhe emocionet së bashku: Mburrja, Lumturia, Dëshpërimi, Pasuria, Dituria, e të gjitha të tjerat. Nder to edhe Dashuria. Një ditë u hap fjala se ishulli do të përmbytej. Kështu, të gjithë ndërtuan nga një barkë, përveç Dashurisë. Dashuria donte të rezistonte deri në momentin e fundit. Kur ishulli ishte përmbytur gati i gjithi, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë. Pasuria po kalonte pranë dhe Dashuria e pyeti? "Pasuri, a mund të vij në barkën tënde?" Pasuria u përgjigj:-" Më vjen keq Dashuri, nuk mundem. Ka kaq shumë ar e argjend në barkën time saqë nuk nuk gjej dot as edhe një qoshk për ty." Pastaj Dashuria pyeti Mburrjen që po voziste aty pranë. Por edhe Mburrja i dha të njëjtën përgjigje. Dëshpërimi ishte shumë pranë Dashurisë ndaj kjo e fundit e pyeti:- "Dëshpërim a mundem të vij me ty?" "Oh... Dashuri, jam kaq i dëshpëruar, sa kam nevojë që të rri vetëm." u përgjigj ai me një zë t