Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta waiting

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:) "...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.      - Nuk jam i trishtuar.      - Sigurisht që je.      - Nuk është tamam ashtu,- më tha. Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar. Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.      - Unë po pres,- me tha.      - Cfarë po pret?      - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."                                                      (Alessandro Barico - "questa storia")                                                             shqip. M.C