Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta Ligabue

NJeReZiT...

Unë mendoj se personat nuk harrohen. Nuk është e mundur të harrosh dikë që dikur të ka bërë të qeshësh. dikë që ka bere zemrën tënde të trokasë, apo, edhe dikë që të ka bërë të qash; Ato nuk harrohen. Ndryshon vetëm mënyra se si i shohim ato, ndryshon hapësira që zënë në zemër, në jetën tonë. Ka persona që kanë hyrë në jetën time me shumë kujdes, pa bërë zhurmë, e kanë dalë po në këtë mënyrë. Ka persona që kanë bërë një rrëmujë të madhe, dhe kanë prishur të gjitha planet e mia, e kanë ngatërruar idetë e mia. Ka persona që, pavarësisht gjithçkaje, janë akoma pjesë e jetës sime... Unë nuk harroj askënd. Nuk harroj atë që ka qenë pjesë e jetës sime, edhe për pak kohë, sepse kjo do të thotë se fati ka dashur që ti ndesh në udhën time të jetës, e më pas të vazhdoja rrugëtimin tim... L.Ligabue (nga ital. shqip M.C)