Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta urtësi

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni

Diogjeni (Historian grek i antikitetit) * E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi? Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë. *Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri. * Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.  Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin. Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje? Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe? E mirë.- U përgjigj Aleksandri. Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju? * Njëherë e panë tek po fliste me një statuj