Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta legjenda e kalase se Rozafes

Kalaja e Rozafes (legjenda)

Qumështi i vdekjes (legjenda e kalase se Rozafes sipas shkrimtares franzese Marguerite Yourcenar) “…Pastaj ajo zemër në një akord të bukur me jetën, ngadalësoi rrahjet. Ata sy të fishkur, u fikën si reflektimi i yjeve në një cisternë pa ujë, e përmes vrimës nuk dukej tjetër,vecse dy pupile të tejdukshme të pazottë për të parë qiellin. U shkrinë ato, ato pupile, i lanë vend dy syve të uritur, në fund të cilëve fillonte vdekja, por gjoksi i së resë mbet i paprekshëm dhe për dy vjet; në lindje të diellit; në mesditë e në perëndim, vazhdoi ajo rrjedhë mrekullie, derisa fëmija, që tashmë kishte ndërprerë gjirin, u shkëput vete prej tij. Vec atëherë ai kraharor i dërrmuar, u thërrmua, e në qoshe të tullave, nuk mbet gjë tjetër, vec një grumbull hiri i bardhë … “   Rradha e gjatë gri, në të kuqërremtë e turistëve përzgjatej rrugës kryesore të Raguzës. Kapelet me majë,  veshjet luksoze të qëndisura që valëzonin në erë, në hyrje të dyqaneve, tërhiqnin vëmendjen e udhëtarëve në kë