Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta edukatore

Ne lartesine e nje femije

"Femija mendon me ndjenja e jo me  intelekt" Cfarë po thoni?! Është e lodhshme të merresh me fëmijët. Keni të drejtë. Pastaj shtoni: Sepse duhet të vihesh Në nivelin e tyre, Të përulesh, të zhdërvjellesh, të përkulesh, Të bëhesh i vogël. Tani e keni gabim. Çfarë lodh më shumë nuk është kjo. Është më shumë fakti se je i detyruar të lartësohesh deri në lartësinë  e ndjenjave të tyre. Të tërhiqesh, të zgjatesh, Të vihesh  majë gishtash. Për të mos i lënduar.                                                                Drawing E.J.Parocki Autori polak Januz Korzak (1879-1942) ishte psikolog, poet, pedagog, edukator e mendimtar i lirë Vargjet janë marrë tek vepra e tij "Kur të bëhem fëmijë përsëri" keto vargje te mençura mbajnë në vetvete gjithe punën që të rriturit duhet t'i përkushtojnë fëmijëve. Për të qenë në lartësinë e tyre duhet ta shohim botën qe na rrethon me sytë e një fëmije,