Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta festa e gruas

8 mars

Nonostante tutto  E moren ligesine e tyne E e perçapen me dhamt’ e injorances n’copa letrash shkarravina e analfabete botes ia dhane me e kthy kunder teje. Kane mendu; -do t’dorezohet... Por ata s’e dine  ç’ don me thane  me qene femen Ata nuk e dine  ç’don me thane me qene gru Ata nuk e dine  ç’don me thane m’u rr’zu sa here  e prape me u çu Ata nuk e dine  ç’don me thane  Me pase shend n’zemer e drite n’sy Nonostante tutto  • • • Ata si ti, nje pende t’arnume Ngjyejne n’hinin e renies e me shkronja t’ndrujtuna prej shpirti i thurin lavde jetes. • M.C mars2021 *”Vepra me e mire per nje grua eshte qe te doje veten, te jete vetvetja e te sh’ndrise mes atyne qe nuk besuan kurre tek ajo”(web)💛

Për ...gruan W.Sheakspeare

Për gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj, për të gjitha nënshtrimet që ka përjetuar, për trupin e saj që keni shpërdoruar, për inteligjencën e saj që keni shkelur, për paditurinë në të cilën e keni lënë, për lirinë që i keni mohuar, për gojën që i keni mbyllur, për krahët që i keni prerë, Për të gjitha këto:  Ngrihuni më këmbë, zotërinj, Para një gruaje!"  William Shakespeare  (Ital.shqip M.C)

Legjenda e lules se mimozes

Legjenda e lules se mimozes Mimoza   e brishte dhe e sjellshme Shume kohe me pare, ne nje vend te larget, ne anen tjeter te botes, ne ishullin e Tazmanias,  lindi lulja e mimoses. Banoret e ketj ishulli tregojne nje legjende. Ne ate kohe, ishullin e komandonte nje mbret luftetar, i bukur, shtatlarte dhe i shkathet; me floke te zinj e te ndritshem, si krahet e nje korbi, por me zemren te thekur nga shume beteja e shumta. Kete pamje kishin te gjithe banore e ketij ishulli; shtatlarte e te ashper ne sjellje, zeshkane,me floke te gjate e te drejte, qe i benin kornizen fytyres se rrepte. Jetonin me beteja kunder fiseve armike dhe  gjuanin kafshet qe vinin ne rrezik jeten e tyre. Nje dite, gjate te disates beteje, mbreti u plagos rende. Nena dhe motra e mbretit e donin pamase te dashurin e tyre, por zemra e tyre e ngurte si ajo e mbretit, nuk donte aspak mbretereshen,  gruan e tij te re e te bukur. Mbreteresha ishte nje krijese krejt e ndryshme, shtatshkurter, e turpshme dhe e s