Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta holokaust

Sot ...

Vargjet e një djaloshi, të gjetura në një kamp përqëndrimi në vitin 1941 "Nesër do të jem i mërzitur, që nesër Por sot do të jem i gëzuar. E pse duhet të jem i trishtuar,  ç'kuptim ka? Se fryn një erë e ligë? Se duhet të kem dhimbje sot për të nesërmen? Ndoshta e nesërmja është e mirë,  ndoshta e nesërmja është e qartë. Ndoshta nesër dielli do të ndrijë përsëri,  e s'do të kem shkak për të qenë i trishtuar. nesër do të jem i trishtuar, nesër. Por sot do të jem i lumtur. E në çdo ditë të hidhur do të them: Nesër, do të jem i trishtuar. Sot jo.