Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta prinder

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë. E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...                                                                                perktheu nga ital.MC