Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura
Përralla për dhi e përralla për dre
Thuajini xhaxhit moj flutura
Tregona një përrallë të madhe
Dhe xhaxhi aherë do lerë
Librin e tij mbi tryezë
Përralla në mend do i bjerë
Përralla për kecërit dhe dhinë e zezë
***
Pazarit po shkonte një ditë nëna dhi
Me kecërit e saj lozonjarë
Po shkonte në librari
Të blente dy abetare
Të reja fare
I bleu abetaret dhia brigjatë
Dhe kecërit kërcenin e bënin shamatë
E be be be, e me me me
Do të bëjme një a, do të bëjmë një b-e
Ah, lum si ti nënë ç'kecër na ke
E ëma detyra të lehta u vuri një ditë
Dhe shkoi të llafosej me dhitë
Se, s'mund të rrinte pa bërë dy fjalë
Me shoqet dhi në mëhallë
Tu thoshte se kecërit e saj
Mësonin çdo ditë e çdo orë
E kur të rriteshin
Do bëheshin doktorë, profesorë
~~~
Kur erdhi i gjeti kecërit në gjumë
- Ah, përtacë,
kur qenki lodhur kaq shumë?
C'i bëtë fletoret me gjithë a, b, c-e
- E be be be, e me me me
I hëngrëm fletoret me gjithë a, b, c -e.
•••
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura
Përralla për dhi e përralla për dre
Sikur ti grisni abetaret moj flutura
Do dini të bëni veç be, be, be e me me me
Kjo eshte nje poeme-kryeveper per femije e shkrimtarit te madh Dritero Agolli, nje nder te preferuarat e mia. Keshtu siç e mbaja mend nga femijeria ime...
Commenti
Posta un commento