Passa ai contenuti principali

Post

Visualizzazione dei post con l'etichetta hejedrite

VARGJE PER GJERA DELIKATE

Një gjeth ëz, Nje gjeth atje, atje në degë Ka frikë poshtë të kërcejë  Eja, eja, po të presim  Poshtë motrat e saj thërrasin  Ndoshta nesër, sot s'mundem unë Edhe pak po qëndroj këtu  Një tapet të vogël, po shtrojmë për ty  hidhu poshtë, frikë mos ki Ndoshta nesër, sot s'mundem unë Edhe pak po qëndroj këtu Po ja, tek kalon një zog -Të të marr unë, deri atje poshtë Oh, faleminderit! Sytë po mbylli  Ti shiko. Gati? Nisemi. Motërzo! Mirë se erdhe Mirë se erdhe, këtu mes nesh.  V. Lamarque   një flok bore , Jeta është një flok bore Një yll në rënie të lirë Një kujtim i brishtë I gjithë asaj çfarë ne jemi Lindur prej nje bulzë uji Qëndisur prej puhisë Në hapësirë i tjerrun Mes pemëve duke vallëzuar Një diamant prej drite Një perlë që ndrin në diell Një udhëtim shprese fillimi i një jetë te re   Ch.Ghigna një pikë shi Xhamit, xhamit, xhamit të dritares le të bjerë, le t'bjerë, le t

Thoughts on Photos ❄️Sky🌞

It needs my Son  like the Sun staring at a blue clear sky  with white clouds like cotton a snowy mountain in front of us to make me feel the life © M.C   (foto by my son)

Legjenda e fijes se kuqe (japoneze)

Sipas k ë saj legjende t ë  vjet ër  japoneze, çdonj ë ri nga ne  lind me nj ë  fije t ë  kuqe t ë  lidhur në gishtin e vog ë l t ë  dor ë s s ë  majt ë . Kjo fije na lidh në m ë nyr ë  t ë  pandashme me personin m ë  t ë  cilin jemi të destinuar që të bashkohemi p ë r gjith ë  jet ë n. E nuk ka asgjë: -as personat, as largësitë, as rrethanat-  q ë  t ë  mund t ë  pengoje dy shpirtra t ë  lidhur nga kjo fije, që të  bashkohen . (...) Wei kishte mbetur jetim prej të dy prindërve që në moshë të njomë. Pikërisht për faktin se kishte qenë shumë i vetmuar e ngaqë ishte kujdesur vetë për vetveten, dëshira më e madhe e tij kishte qenë gjithmonë, të martohej e të kishte shumë fëmijë. Pavarësisht dëshirës së tij, kur arriti moshën madhore, nuk kishte mundur të gjente një grua që donte të martohej me të, ose një të tillë, pas së cilës të ishte i dashuruar. Gjatë njërit prej udhëtimeve të tij, pranë një tempulli, Wei u takua me një zotëri të moshuar, i cili po çlodhej duke lexuar një

Legjenda e yjeve

                                                    Legjendat jane rrefime shume te hershme popullore, dhe si te tilla jane pasuri kulturore e nje populli. Fjala "legjende" vjen nga latinishtja dhe do te thote  "gjera qe duhen lexuar" ose "te destinuara per tu lexuar" Ne to rrefehet  realja e perzier me te mrekullishmen. Legjenda e meposhtme, e perkthyer nga italishtja , eshte braziliane.       (Foto marre ne web) Një ditë, gratë e fshatit kishin shkuar për të punuar ne arat me mis ë r.  Bashk ë  me to,shkoi p ë r t ë  ndihmuar, edhe një fëmijë.  Ai mblodhi e mblodhi shum ë  kallinj misri.  Mirepo, një sasi të pabesueshme kokrrash misri, ai i fshehu në kallama bambujash, dhe i çoi te gjyshja, duke i kërkuar asaj që të bënte një  ë mb ë lsir ë  për veten dhe shokët e tij.  Gjyshja e p ë rgatiti dhe femijet  hëngrën sa u ngop ë n.  Për të mos treguar se ç'kishin b ë r ë  dhe nga frika se mos prindërit e tyre do ti d ë nonin, fë

Vlerëso çdo gjë që ke...

M ë so t ë  vler ë sosh çfar ë  ke, para se koha t ë  b ë j ë  q ë  ti t ë  vler ë sosh at ë  çfar ë  kishe... Për një njeri me këmbë zbathur,  lumturi është të ketë një palë këpucë. Për një njeri që ka këpucë të vjetra,  lumturi janë një palë këpucë të reja, Për një njeri që ka këpucë të reja,  lumturi është të ketë një palë këpucë më të bukura. E natyrisht njeriu që nuk ka këmbë,  do të ishte i lumtur po të ecte edhe këmbëzbathur...  Mate lumturinë me çfarë ke, e jo me çfarë të mungon...  M. Josephson                                         *** ... Atij që ka një copë bukë     Atij që ka nje çerdhe të vogel për strehim     Atij që nuk ka shërbyes dhe nuk është sherbëtor     Thuaji: - "Jeto i lumtur, se ke një botë me gëzime plot O. Khajam

BUFJA...Une...

Bufja Mëngjeseve Me diell Me shi Kur shkoja n'shkollë, Më percillte  n'rrugic'n e vetmume. Kajherë, edhe n'terr, Prej mjegullës e mbulume. Ecte njatë meje kokë ulun Bufja.     *** Sa e sa vite ma parë...      *** Për një moment Me dhimsej Se mos harronte rrugen,  n'shpi me ardhë E  i thosha: - Bufe, mjafton, Hajt, kthehu n'shpi pra. E ajo n'çast Kthehej mrapsht  me nji përkulje t'leht'  Sikur ishte tuj m'pershnetë E un' e kuptoja Për mu kishte ardhë. Rrugën vazhdoja buzagaz Tuj shikju anash Se mos ndokush  kishte me thanë Me ke flet ajo, çka ban...                *** Kur, atje u ktheva Bufja nuk ishte ma... Asokohe  se kuptoja randsinë e saj Tash e ndjej se  vlente ma shumë se disa njerz t'pavlerë.                   *** Bufja  e dashtun,  nuk ishte imja. Ishte qenushi i kojshisë... k oha pa titull E kam Një dashuni t

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni

Diogjeni (Historian grek i antikitetit) * E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi? Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë. *Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri. * Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.  Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin. Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje? Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe? E mirë.- U përgjigj Aleksandri. Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju? * Njëherë e panë tek po fliste me një statuj

Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar

Nj ë  p ë rrall ë  ruse (lufta e perjetshme mes se mires e se keqes)   Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti. Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë. Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte.  E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte at ë  në pyll. "Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo. Burri u d ë shp ë rua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj. Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë. Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.  Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të  kër

THENIE TE BUKURA PER GRATE

"Gratë që bëjnë ndryshimin" Kur shkruan për një grua duhet të ngjyesh penën tek ylberi dhe fleta duhet tharë me pluhurin e krahëve të një fluture                                                                            D. Diderot Gratë që kanë ndryshuar botën nuk ka qenë e nevojshme të demonstrojnë asgjë, përveçse INTELIGJENCEN e tyre                             R.L.Montalcini Bukuria e një gruaje nuk qëndron në pamjen e saJ. Bukuria e vërtetë reflektohet tek shpirti i saj. Duket në DASHURINE që ajo dhuron, e në PASIONIN që shfaq. Bukuria e një gruaje shtohet me kalimin e viteve.                                                                                                             A. Hepburn Gratë e forta nuk bëhen viktima, nuk e shikojne veten me keqardhje dhe nuk ua bëjnë me gisht të tjerëve. Ato rezistojnë dhe ia dalin përballë çdo vështirësie                                                                                                  

HAIKU

Poezi e shkurter me tre vargje - haiku Haiku është një formë e poezisë e shpikur në Japoni. Ata që e shkruajnë, përqëndrojnë mendimet e tyre në numërimin e rrokjeve. Kjo është forma bazë. Një haik i ngjan një recete, e cila duhet të ketë përbërësit e duhur për t'u quajtur e tillë. *  Ka vetëm tre vargje me shtatëmbëdhjetë rrokje: pesë(vargui i parë) / shtatë (vargui i dytë)/ pesë(vargu i tretë). *  Duhet të përmbajë një "kigo" që do të thotë një fjalë që ka lidhje me stinët, e që bën pjesë në traditat japonese si p.sh: të përdoret fjala: lulëzim për të treguar pranverë. *  Haiku ështe zakonisht shprehi e situatave dhe emocioneve të përditshme. Ja disa haike perkthyer nga anglishtja Sa deshti era ta bëjë pëmën e shelgut lëmsh e li                                 Chijo-ni Asgjë s'ekziston që të ngjajë kaq shumë hënës së verës                               Basho Le të shkrihet në shirat e dimrit silueta ime që pas m'ndjek        

Legjenda e Diellit

 Njëherë e një kohë, dielli shfaqej vetëm për një moment: nxirrte kokën e tij të zjarrtë në lindje dhe më pas zhdukej menjëherë, pa kryer një rrotullim të plotë. Mirëpo, në pyll, krejt të vetmuar, na jetonin një vëlla e një motër, te cilët merreshin me gjueti dhe me peshkim. Ata kishin frikë se, duke qënë se toka ngrohej per një kohë shumë të shkurtër, ishte e mundur që format e jetës të shfaroseshin nga mungesa e dritës dhe  nga të ftohtit. Ata ishin gjahtarë shumë të zotë. Ndaj, kjo cilësi e tyre, u erdhi në ndihmë.  Ata vendosën që ta detyronin diellin që të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës. Një mëngjes, motra shkoi në pyll dhe, në majat më të larta të pemëve, lidhi ca fije të gjata e shumë rezistente. Mengjesin e dites tieter, menjëherë pas lindjes së diellit, motra u kthye në pyll, aty ku kishte përgatitur kurthin. Në majën e një bredhi pa imazhin e rrumbullaktë të diellit, që po mundohej të çlirohej, pasi  kishte ngecur në lak e gati sa nuk po mbytej.

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:) "...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.      - Nuk jam i trishtuar.      - Sigurisht që je.      - Nuk është tamam ashtu,- më tha. Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar. Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.      - Unë po pres,- me tha.      - Cfarë po pret?      - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."                                                      (Alessandro Barico - "questa storia")                                                             shqip. M.C

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë. E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...                                                                                perktheu nga ital.MC

Kalaja e Rozafes (legjenda)

Qumështi i vdekjes (legjenda e kalase se Rozafes sipas shkrimtares franzese Marguerite Yourcenar) “…Pastaj ajo zemër në një akord të bukur me jetën, ngadalësoi rrahjet. Ata sy të fishkur, u fikën si reflektimi i yjeve në një cisternë pa ujë, e përmes vrimës nuk dukej tjetër,vecse dy pupile të tejdukshme të pazottë për të parë qiellin. U shkrinë ato, ato pupile, i lanë vend dy syve të uritur, në fund të cilëve fillonte vdekja, por gjoksi i së resë mbet i paprekshëm dhe për dy vjet; në lindje të diellit; në mesditë e në perëndim, vazhdoi ajo rrjedhë mrekullie, derisa fëmija, që tashmë kishte ndërprerë gjirin, u shkëput vete prej tij. Vec atëherë ai kraharor i dërrmuar, u thërrmua, e në qoshe të tullave, nuk mbet gjë tjetër, vec një grumbull hiri i bardhë … “   Rradha e gjatë gri, në të kuqërremtë e turistëve përzgjatej rrugës kryesore të Raguzës. Kapelet me majë,  veshjet luksoze të qëndisura që valëzonin në erë, në hyrje të dyqaneve, tërhiqnin vëmendjen e udhëtarëve në kë