Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit
një shkrimtar, pedagog,t gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dhe adoleshentë dhe i përkthyer në shumë gjuhë.
Dita e pare e shkolles
Ja zilja bie
pastruesja shkollen pastron
dezhurni vjen e deren hap
mesuesi zbret ne stacion.
Mami therret:‘O nxenes’
cohu shpejt nga ai krevat.
Ne dhome hyn dielli
Hajt nxito, mbaruan pushimet
fute penen ne kuti
mprehe lapsin ti
letren perthithese ne fletore
e vrapo te shkruash jeten.
Shkruaj bukur pa nxituar
Çdo dite nga nje faqe
Shkruaj fjale drejt e paster
Te punosh,te perpiqesh, te duash
Çfare duhet
Per te bere nje tavoline
duhet druri
Per te bere drurin
duhet pema
Per te bere pemen
duhet fara
Per te bere faren
duhet fruti
Per te bere frutin
duhet nje lule:
Per te bere nje tavoline
duhet nje lule
Na ish njehere nje presje
Na ish njehere
nje presje e shkrete
Qe per faj te nje nxenesi
te pavemendshem
U ndodh ne vend te nje pike
pas fjales se fundit
te fjalise
E shkreta, e vetme
duhej te mbante
peshen e njeqind fjaleve
Ca me theks te rende
Nga mundimi i teperte vdiq.
E varrosen
poshte nje kryqi
Bere me lapsin blu
te mesuesit
E ne vend te lules se gjelbert
e krizantem
i vendosen
nje tufe me pikeçuditese
Si homazh
Milingones
Kerkoj falje perralles se lashte
nuk me pelqen kopracja milingone
Une mbaj anen e gjinkalles
Qe kengen e saj te bukur se shet, e dhuron
❓
Na ish njehere nje pike pyetje
kureshtare e madhe
Veç me nje kaçurrel
qe bente pyetje
qe te gjithe njerezve
E nese pergjigjja
nuk ishte ajo e verteta
kaçurrelin tundte si kamxhik
Ne provim e vune
ne fund te nje problemi
Shume te nderlikuar
Sa asnje nuk i gjeti zgjidhjen
E shkreta
nuk e kish te lige zemren
Se u pendua
u kthye
ne nje pike cuditese ❗
🌏 🚸
Dua te bej nje udhetim te gjate
Femijet e botes dua te takoj
Nje per nje dua ti shoh
Qe ta di
Si jane e ç’fare bejne
Nese shkojne ne shkolle apo jo
E kane mamin e tyre
A babin qe shkon e punon
E ndoshta nje moterz me te cilen loz
Dua te di kush i mbulon
Me mbulesen ne krevatin e tyre
E nese fusin gishtin ne goje
Kush i qorton
Nese dikush ua kreh floket
Me kreherin e lagur
E nese eshte arnuar
Vrima ne çorapin e bukur
Dua te sigurohem
qe asnjeri te mos kete frike kur eshte terr
qe te gjithe te kene mbi jastek
nje enderr te bukur per te enderruar
e nje gjyshe qe i merr per dore
e njeriun e lige largon prej tyre
E do u them atyre “ mirdita femije”
te bardhe, te verdhe , esmere
femije prej rome e Santa fe
ne ngjyre qumeshti a kafe
femije te qeshur prej Moske o Pekini
O lule te varfra te kositura
e vendin e ‘mengjesit te fresket’
Femije me floke bjond a te zinj
Mirdita te gjithe femijeve te botes
Qielli eshte i te gjitheve
🌄🌔
Dikush qe eshte dijetar i madh
te me shpjegoje kete fshehtesi
pse qiellin e shohin te gjithe
e i te gjitheve eshte krejt qielli
Eshte i imi kur e shoh
eshte i plakut, eshte i femijes
i mbretit, i kopeshtarit
i pastruesit, i poetit
Nuk ka te varfer aq te varfer
sa te mos jete padron i tij
Edhe lepuri frikacak
ka aq qiell sa nje luan
Qielli eshte i te gjithe syve
E nese do, çdo sy
rroke krejt henen,
shiun qe bie, diellin
Dikush qe eshte dijetar i madh
te me shpjegoje kete mister:
qielli eshte i te gjitheve
e çdo syri qe e sheh
Me fjale a me vargje
ma shpjegoni pra
pse qielli eshte nje i vetem
e toka eshte copa copa
Shqip M•C