Si lindi ylberi
Një legjendë e vjetër irlandese
tregon se aty ku përfundon ylberi,
gjendet një qyp plot me flori,
të cilin e ruan një xhuxh.
Thuhet gjithashtu se,
nëse në ylber mbizotëron ngjyra e kuqe, - është shenjë bollëku për stinën e verës,
nëse mbizotëron jeshilja - do të prodhohet vaj ulliri me bollek,
nëse mbizotëron e verdha, - do të ketë grurë me bollek.
Shumë kohë më parë ngjyrat e ylberit u grindën keq me njëra - tjetrën. Secila mendonte se ishte më e rëndësishme, më e dobishme, më e preferuara nga të tjerat.
JESHILJA thoshte:" Me siguri unë jam më e rëndësishmja. Unë jam shenja e jetës dhe e shpresës.
Mua më kanë zgjedhur bari, pemët, e bimësia. Pa mua të gjitha kafshët do të ngordhnin. Ja, shikoni përreth ndër fshatra dhe do të vini re se unë mbizotëroj nga të gjitha ngjyrat e tjera...
BLU-ja e ndërpreu: - "Ti flet vetëm për tokën, por nuk e ke llogaritur qiellin, detin! Eshtë uji që bie nga retë në detin e thellë. Qielli të jep hapesirë, paqe e qetësi. Pa mua, ju do të ishit asgjë.
E VERDHA u hodh: - "Ju jeni kaq seriozë! Unë sjell buzëqeshje, gëzim e ngrohtësi në botë. Dielli është i verdhë, hëna është e verdhë, yjet janë të verdha. Kur çelin lulediellit, gjithë bota duket se buzëqeshë. Pa mua nuk do të kishte gezim..."
PORTOKALLJA ia priti: -" Unë jam ngjyra e shëndetit dhe e forcës. Mundet të jem e dobët, por e çmueshme, sepse unë jam e nevojshme për njerëzit. Unë mbaj me vete vitaminat më të rëndësishme. Mendoni karotat, kungujt, portokallet, mangon, dhe papajen. Unë nuk jam përherë e pranishme, por kur mbush qiellin në agim dhe perëndim, bukuria ime është kaq impresionuese, sa askujt nuk i vete mendja tek asnjëra prej jush...
E KUQJA: - foli me ze te larte, pak më tej : "Unë jam mbretëresha e të gjithave. Unë jam ngjyra e gjakut dhe gjaku është jeta, dhe ngjyra e rrezikut dhe e kurajos. Unë jam gati të dyluftoj për një qëllim, unë bej gjakun zjarr, toka pa mua do të kishte qenë bosh si hëna. Unë jam ngjyra e pasionit, e dashurisë, trëndafili i kuq, lulekuqja...
MANUSHAQJA u ngrit më këmbë. Ashtu e lartesuar, foli me zë të fuqishëm: - Unë jam ngjyra e mbretërve dhe e pushtetit. Mbretër, udhëheqës e pushtetar më kanë zgjedhur gjithmonë mua, sepse jam shenjë e autoritetit dhe e diturisë. Njerëzit nuk pyesin... mua më dëgjojnë dhe më binden...!
Në fund, ngjyra VJOLLCE, me shumë qetësi, por me vendosmëri, foli: " Mendoni mua, unë jam ngjyra e heshtjes, ju më vini re me vështirësi, por pa mua ju jeni sipërfaqësore të gjitha. Unë përfaqësoj mendimin dhe reflektimin, muzgun dhe ujërat e thella... Ju të gjitha keni nevojë për mua për të krijuar kontrastin e barazinë, për t'u lutur dhe për t'i thurur lavde paqes... "
E kështu ngjyrat vazhduan që të diskutonin, secila me bindjen se ishte superiore të tjerave. U grindën gjithmonë e më shumë pa arsyetuar.
Papritur një vetëtimë theu qiellin ndjekur nga një zhurmë shumë e fortë. Bubullima dhe shiu i rrembyr, që vijoi më pas, i frikësoi shume,ndaj u mblodhën të gjitha bashkë, për t'i dhënë zemër njëra-tjetrës...
Në mes të zhurmës, SHIU nisi të fliste:" Ju ngjyra budallaçka, grindeni mes jush dhe secila nga ju kërkon të mbizotërojë mbi tjetrën... A nuk e dini ju, se secila nga ju është krijuar për një qëllim të caktuar dhe të ndryshëm? Kapuni për dore dhe ejani me mua"
Pasi u pajtuan, u kapën dorë për dore.
SHIU vazhdoi: "Tani e tutje, kur të bjerë shi, çdonjëra nga ju do të shtrihet përgjatë qielli në formë harku ngjyrash për të kujtuar se ju jetoni të gjitha në paqe me njëra tjetrën.
e keshtu lindi ai qe quajme ylber.
YLBERI është shenjë e shpresës dhe e Paqes për të Nesërmen...
Ne shqip nga ital. M.C
HEJEDRITE(blog personale) Grimca te vogla letrare... perkthime (poezi e tregime,mite dhe legjenda) etc...
venerdì 11 marzo 2016
venerdì 4 marzo 2016
Thoughts on photos 🌸Spring🌸
W e l c o m e Spring!!!
🌹When the winter
🌹When the winter
has no power
Here and there
grows up a flower
Little flowers
have no fear
Winter's going,
spring is here
We love
winter's cold
white snow
white snow
But it's time
for it to go
Flowers here,
flowers there...
I need a wreath
made with them.
A wreath made by
my daughter's hand.
Everywhere
little flowers
Welcome Spring-
- a million colors🌸🌼🌷🌹
©M.C 4.March.2016
(Photos by my son twelve years old:)
domenica 28 febbraio 2016
VARGJE PER GJERA DELIKATE
Një gjethëz,
Nje gjeth atje, atje në degë
Ka frikë poshtë të kërcejë
Eja, eja, po të presim
Poshtë motrat e saj thërrasin
Ndoshta nesër, sot s'mundem unë
Edhe pak po qëndroj këtu
Një tapet të vogël, po shtrojmë për ty
hidhu poshtë, frikë mos ki
Ndoshta nesër, sot s'mundem unë
Edhe pak po qëndroj këtu
-Të të marr unë, deri atje poshtë
Oh, faleminderit! Sytë po mbylli
Ti shiko. Gati? Nisemi.
Motërzo! Mirë se erdhe
Mirë se erdhe, këtu mes nesh.
V. Lamarque
një flok bore,
Jeta është një flok bore
Një yll në rënie të lirë
Një kujtim i brishtë
I gjithë asaj çfarë ne jemi
Lindur prej nje bulzë uji
Qëndisur prej puhisë
Në hapësirë i tjerrun
Mes pemëve duke vallëzuar
Një diamant prej drite
Një perlë që ndrin në diell
Një udhëtim shprese
fillimi i një jetë te re
Ch.Ghigna
një pikë shi
Xhamit, xhamit, xhamit të dritares
le të bjerë, le t'bjerë, le t'bjerë shi
pikë pas pike, pikë, pikë
I mbush rrjedhat e tua që nga burimi
zigzak bie posht, ngadalë si degëza të lagura
të ndritshme, si tapa që rrëshqasin
si flluska që lundrojnë, e kapin
njëra-tjetrën, derisa tre të behen
një lloj barke që në rrjedhë s'mund të hyjë
e mer fund aty.
Lëshohet
poshtë
me
një
perplasje
e në parmak të dritares, humbet përsëri
Xhamit, xhamit, xhamit të dritares
le të bjerë, le të bjerë, le të bjerë shi
D. McCord
ne shqip nga angl. M.C
sabato 20 febbraio 2016
Thoughts on Photos ❄️Sky🌞
It
needs
my Son
like the Sun
staring at a blue clear sky
with white clouds like cotton
a snowy mountain in front of us
to make me feel the life
©M.C
(foto by my son)
venerdì 12 febbraio 2016
Legjenda e fijes se kuqe (japoneze)
Sipas kësaj legjende të vjetër japoneze, çdonjëri nga ne lind me një fije të kuqe të lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë. Kjo fije na lidh në mënyrë të pandashme me personin më të cilin jemi të destinuar që të bashkohemi për gjithë jetën. E nuk ka asgjë: -as personat, as largësitë, as rrethanat- që të mund të pengoje dy shpirtra të lidhur nga kjo fije, që të bashkohen.
(...)
(...)
Wei kishte mbetur jetim prej të dy prindërve që në moshë të njomë. Pikërisht për faktin se kishte qenë shumë i vetmuar e ngaqë ishte kujdesur vetë për vetveten, dëshira më e madhe e tij kishte qenë gjithmonë, të martohej e të kishte shumë fëmijë.
Pavarësisht dëshirës së tij, kur arriti moshën madhore, nuk kishte mundur të gjente një grua që donte të martohej me të, ose një të tillë, pas së cilës të ishte i dashuruar.
Gjatë njërit prej udhëtimeve të tij, pranë një tempulli, Wei u takua me një zotëri të moshuar, i cili po çlodhej duke lexuar një libër: ai nuk ishte tjetër veçse zoti i martesave dhe libri pershkruante se si dy persona ishin të destinuar të takoheshin për të jetuar gjithmone bashke.
Pasi u prezantua, i hodhi nje sy librit dhe i tregoi Weit se motivi pse ai nuk ishte martuar akoma, ishte se gruaja e cila, ishte e lidhur me të përmes një fije të kuqe e do të behej bashkëshortja e tij; ishte akoma e vogël, tre vjeçe, dhe se duhej të priste akoma gati katërmbëdhjetë vjet derisa ta njihte e pastaj të martohej me të.
Wei mbeti paksa i habitur nga profecia, e në njëfarë mënyre, edhe i zhgënjyer; ndaj pyeti me kuriozitet se çfarë përmbante thesi mbi të cilin zotëria plak ishte mbështetur. Ky i fundit tha se brenda ishte fija e kuqe e fatit që lidhte burra e gra të destinuar të jenë bashkë. Bëhej fjalë për një fije të pandashme, e pamundur ta këpusje dhe që krijonte një lidhje qe nuk shpërbëhej dot: kështu personat e lidhur nga kjo fije ishin të destinuar që të takoheshin, herët a vonë, e do të martoheshin pavarësisht sjelljes së tyre, sjelljes së të tjerëve, e ngjarjeve të përjetuara ose nga çdolloj tjetër ndikimi të jashtëm.
Wei, tashmë i çorientuar dhe i zhgënjyer prej profecisë ë parë, nuk mundi të besojë as edhe këtë përgjigjen e fundit, vendosi të hakmerrej me qëllim që të ishte i lirë të zgjidhte vetë se me kë do të martohej, kështu dha urdhër që të vrisnin vajzën, që sipas rrëfimit të të moshuarit tek tempulli, do të ishte gruaja e tij e ardhshme.
Shërbyesi e plagosi vajzën në kokë, pati mëshirë për të e nuk mundi ta vriste.
Vajza ishte plagosur, por për fat i ishte kursyer jeta.
Wei vazhdoi jetën e tij në kërkim të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta gjente, edhe pse vitet kalonin.
Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Wei akoma beqar, takoi një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe që vinte nga një familje e pasur, e më në fund, pas pak kohe, u martua me të.
Vajza, që kur e kishte njohur, kishte mbajtur në kokë një fashë. Kur erdhi momenti intim i çiftit, e reja kundërshtoi që ta heq atë, duke iu kundërvënë kuriozitetit të burrit. ajo nuk u përmbajt dot më dhe shpërtheu në lot nga turpi dhe rrëfeu arsyen se përse nuk donte që të hiqte fashën nga balli. Ajo kishte një shenjë plagosjeje poshtë saj, të cilën ia kishte shkaktuar një burrë, kur ajo ishte tre vjeçe.
Pas atyre fjalëve Weitit iu kujtuan fjalët e zotit të martesave tek tempulli dhe urdhërin që i kishte dhënë shërbyesit të tij. Tani ishte ai që shpërtheu në lot, duke rrëfyer se kishte urdhëruar që ta plagosnin, madje ta vrisnin atë.
Me tu sqaruar e gjitha e duke njohur më mirë historitë e jetës së tyre, e pranuan me gëzim lidhjen e tyre. Të kërkuar prej fatit në mënyrë të paevitueshme, dy të rinjtë e deshën më shumë njëri - tjetrin e jetuan të lumtur së bashku...
burimi:web shqip M.C
burimi:web shqip M.C
http://hejedrite.blogspot.it/
sabato 6 febbraio 2016
Legjenda e yjeve
Legjendat jane rrefime shume te hershme popullore, dhe si te tilla jane pasuri kulturore e nje populli.
Fjala "legjende" vjen nga latinishtja dhe do te thote "gjera qe duhen lexuar"
ose "te destinuara per tu lexuar"
Ne to rrefehet realja e perzier me te mrekullishmen.
Legjenda e meposhtme, e perkthyer nga italishtja , eshte braziliane.
(Foto marre ne web)
(Foto marre ne web)
Një ditë, gratë e fshatit kishin shkuar për të punuar ne arat me misër.
Bashkë me to,shkoi për të ndihmuar, edhe një fëmijë.
Ai mblodhi e mblodhi shumë kallinj misri.
Mirepo, një sasi të pabesueshme kokrrash misri, ai i fshehu në kallama bambujash, dhe i çoi te gjyshja, duke i kërkuar asaj që të bënte një ëmbëlsirë për veten dhe shokët e tij.
Gjyshja e përgatiti dhe femijet hëngrën sa u ngopën.
Për të mos treguar se ç'kishin bërë dhe nga frika se mos prindërit e tyre do ti dënonin, fëmijët nisën të ngjiteshin në qiell përmes një liane gunga - gunga që i bënte të fluturonin si zogj.
Kur gratë u kthyen në fshat panë fëmijët tek fluturonin.
Njëra prej tyre pa litarin dhe rreshtin e fëmijëve që synonte të ngjitjej.
Nënat, të tronditura, i ndoqën ata, por hajduti, i cili ishte i fundit në rresht, e preu litarin, sapo mbërritën në qiell.
Që atëherë, si dënim, fëmijët janë kthyer në yje, të detyruar për të vëzhguar që nga lart nënat e tyre të dëshpëruara....burimi: web shqip M.C
martedì 2 febbraio 2016
Vlerëso çdo gjë që ke...
Mëso të vlerësosh çfarë ke, para se koha të bëjë që ti të vlerësosh atë çfarë kishe...
Për një njeri me këmbë zbathur,lumturi është të ketë një palë këpucë.
Për një njeri që ka këpucë të vjetra,
lumturi janë një palë këpucë të reja,
Për një njeri që ka këpucë të reja,
lumturi është të ketë një palë këpucë më të bukura.
E natyrisht njeriu që nuk ka këmbë,
do të ishte i lumtur po të ecte edhe këmbëzbathur...
Mate lumturinë me çfarë ke, e jo me çfarë të mungon...
M. Josephson
***
... Atij që ka një copë bukë
Atij që ka nje çerdhe të vogel për strehim
Atij që nuk ka shërbyes dhe nuk është sherbëtor
Thuaji: - "Jeto i lumtur, se ke një botë me gëzime plot
O. Khajam
venerdì 22 gennaio 2016
BUFJA...Une...
Bufja
Mëngjeseve
Me diell
Me shi
Kur shkoja n'shkollë,
Më percillte
n'rrugic'n e vetmume.
Kajherë,
edhe n'terr,
Prej mjegullës e mbulume.
Ecte njatë meje kokë ulun
Bufja.
***
Sa e sa vite ma parë...
***
Për një moment
Me dhimsej
Se mos harronte
rrugen,
n'shpi me ardhë
E i thosha:
- Bufe, mjafton,
Hajt, kthehu n'shpi pra.
E ajo n'çast
Kthehej mrapsht
me nji përkulje t'leht'
Sikur ishte tuj m'pershnetë
E un' e kuptoja
Për mu kishte ardhë.
Rrugën vazhdoja buzagaz
Tuj shikju anash
Se mos ndokush
kishte me thanë
Me ke flet ajo, çka ban...
***
Kur, atje u ktheva
Bufja nuk ishte ma...
Asokohe
se kuptoja randsinë e saj
Tash e ndjej
se vlente ma shumë
se disa njerz t'pavlerë.
***
Bufja
e dashtun,
nuk ishte imja.
Ishte qenushi i kojshisë...
koha
pa titull
E kam
Një dashuni
të madhe n'zemër
t'përjetshme
Të fortë
Që buzëqeshë,
më gëzon,
emocionon
E në gjoks
kërkëllon
gjëmon
çdo ditë n'sy më ndriçon.
Italy, Janar, 2016 ©M.C
giovedì 21 gennaio 2016
Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni
Diogjeni (Historian grek i antikitetit)
* E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi?
Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë.
*Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri.
* Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.
Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin.
Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje?
Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe?
E mirë.- U përgjigj Aleksandri.
Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju?
* Njëherë e panë tek po fliste me një statujë dhe e pyetën se cili ishte qëllimi i këtij gjesti. Ai u përgjigj:- Po stërvitem për të kërkuar kot.
°Një njeri i shthurur kishte shkruar në derën e shtëpisë:- Mos të hyjë e keqja këtu.
Diogjene e pyeti:- Po ti nga ke hyrë?
°Aleksandri i madh i dërgoi si dhuratë Diogjenit një vazo mbushur me kocka, të cilën e pranoi duke thënë: - Ushqim i denjë për një qen, Dhuratë jo e denjë nga një mbret.
domenica 17 gennaio 2016
Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar
Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti.
Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë.
Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte.
E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte atë në pyll.
"Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo.
Burri u dëshpërua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj.
Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë.
Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.
Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të kërcente e të vallëzonte rreth saj duke i thënë: "Unë jam magjistar. E kam emrin Acar."
"Je i mirëpritur!" - iu përgjigj vajza.
" E qielli të ka sjellë pranë meje për të më marrë me vete!?"
Në të vërtetë magjistari Acar donte që ta ngrinte vashën, ta bënte akull, por tek e dëgjonte të fliste me aq ëmbëlsi, pati mëshirë për të dhe i dhuroi një gëzof të mrekullueshëm. Pastaj u largua.
Vasha e veshi dhe më pas u ul përsëri tek grumbulli me borë.
Pas pak magjistari Acar u kthye përsëri.
E u përsërit e njëjta skenë.
E këtë herë magjistari i dhuroi vajzës një arkë të madhe, në të cilën kishte një pajë të mrekullueshme, pastaj u largua.
Herën e tretë Acari i dhuroi vashës një çantë të qëndisur me ar dhe argjend, e ajo u lumturua dhe i këndoi këngë të gëzueshme.
Ndërkohë në shtëpi, njerka po bënte përgatitjet për funeralin e urdhëroi burrin që të shkonte e të merrte trupin e së bijës në pyll, sepse mendonte se tashmë ajo kishte ngrirë nga të ftohtit e madh.
Ndërsa njerka e ligë përgatiste për të ngrënë pa vashën të vinte shëndoshë e mirë, të veshur për mrekulli, me gëzofin e bukur, me arkë e me dhunti.
Menjëherë njerka urdhëroi burrin e saj që të merrte kuajt me slitë dhe të çonte bijën e saj në pyll.
Aty u përsërit e njëjta gjë me magjistarin Acar. Por bija e njerkës së ligë, u tregua e idhët dhe e vrazhdë me të. Atëherë magjistari Acar filloi të frynte me sa fuqi që kishte dhe deshi që ta ngrinte. Nëna e saj, nuk priste dot më, ndaj vrapoi në pyll edhe ajo për të parë se çfarë kishte ndodhur. E magjistari Acar iu lëshua edhe asaj. Ato, të dyja të frikësuara, ia mbathën me të katra dhe që atëherë, nuk i ka parë asnjeri..
Iscriviti a:
Post (Atom)
Lulet e Marsit
Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite Çdo pranverë përtërihet ...

-
Xhaxhi Dritëroi di përralla të bukura Përralla për dhi e përralla për dre Thuajini xhaxhit moj flutura Tregona një përrallë të madhe ...
-
Një burrë kishte katër djem. Një ndër dëshirat e tij më të mëdha, ishte që djemtë e tij të mësonin që të mos gjykonin gjërat pa i njo...
-
Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 k...
-
Dedikim Lule mimozë e verdhë e artë erërat e marsit me vete mbart Petale jeshile kokrriza si diej Me këngë drite Çdo pranverë përtërihet ...
-
Vjersha, perralleza e thenie te Gianni Rodarit një shkrimtar, pedagog, gazetar dhe poet italian, i specializuar në tekste për fëmijë dh...