Passa ai contenuti principali

Post

Histori e shkurter per miqesine

Një burrë me kalin e qenin e tij po ecnin rrugës. Teksa kalonin pranë një peme shumë të madhe, një rrufe i goditi dhe i vrau. Por udhëtari nuk e kuptoi se kishte ikur nga kjo botë, bashkë me kafshët e tij.  Nganjëherë të vdekurit nuk e kuptojnë se kanë kaluar përtej e iu duhet pak kohë për t'u mësuar me gjendjen e re... Rrugë të gjatë kishin për të bërë; duhej të ngjiteshin mbi një kodër, dielli të digjte ndaj djersinin dhe kishin etje.  Pas një kthese u gjenden pranë një dere të madhërishme prej mermeri, e cila të çonte në një hapësirë të shtruar me flori, në mes së cilës ngrihej një shatërvan prej të cilit rridhte ujë i kristaltë. Udhëtari iu drejtua burrit që mbikqyrte hyrjen.  "Mirdita!"  "Mirdita!" u përgjigj roja.  "ç'është ky vend kaq i bukur?"  "Eshtë qielli:"  "Sa bukur që kemi mbërritur në qiell, kemi shumë etje!"  "Mund të hyni e të pini sa të doni:"  E roja i bëri me shenjë drejt burim

HISTORI E SHKURTER - Pesimisti

B. Ferrero  "A ka njeri atje lart?" Na ishte njëherë një i moshuar që kurrë nuk kishte qenë i ri.  Gjatë gjithë jetës së tij, në të vërtetë, nuk kishte mësuar si të jetonte.  Ndaj , nuk dinte se si do të vdiste. Nuk kishte as shpresë e as shqetësime; nuk dinte as të qante e as të qeshte. Gjithçka që ndodhte në botën përreth tij, nuk i bënte përshtypje; as e gëzonte, e as e hidhëronte. Ditët e tij i kalonte duke u sjellë rrotull kasolles së tij, pa hedhur sytë qiellit, asaj pafundësie të kristaltë e të kaltërt, të cilën, perëndia e pastronte çdo ditë me fjolla të buta prej reje, edhe për të. Ndodhte që ndonjë kalimtar e pershendeste. Ishte kaq i kaluar në moshë, saqë i bënte njerëzit të mendonin se ishte shumë i mençur, ndaj kërkonin të merrnin mësim nga përvoja e tij ndoshta shekullore. "Cfarë duhet të bëjmë që të ndjehemi të lumtur?"- e pyesnin të rinjtë. "Lumturinë e kanë shpikur budallenjtë"- përgjigjej plaku. Andej pari kalonin ed

Pema e qershise - prejardhja, mite e legjenda rreth saj

Qershia si frut dhe pema e saj jane cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 ky frut pikturohej në disa kuadro me subjekt fetar. Emri qershi vjen nga greqishtja Kerasos, prej së cilës kanë dalë cherry (anglisht), cerise (frengjisht), cereja (portugalisht), cereza (spanjisht)... Për sa i përket prejardhjes thuhet se u importua nga Turqia në Romë në 72 a.c e që këtu u kultivua dhe u përhap në të gjithë perandorinë. Ne 1700 kultivimi i saj filloi të përhapej në të gjithë Europën dhe në vitin 1900 bëhet sagra e parë e qershisë në Marosita. Per këtë pemë me lule të bukura rrëfehen një sërë mitesh, pothuaj nga e gjithë bota. Në mitologjinë greke ishte pema e shenjtë e Afërditës (perëndia e dashurisë) dhe frutet e saj duket se sillnin fat të dashuruarve.  Në Sicili thuhet se nëse deklaratat e dashurisë bëhen poshtë një peme qershie, do të jenë gjithmonë me fat. Legjendat Saksone tregojnë se pemët e qershive fshehin hyjni

Roses

Po zemra, zemra ku ...

"Një fëmijë më pyeti: "Po zemra a rrin gjithmonë në të njëjtin vend, apo, nganjëherë, zhvendoset?  Njëherë shkon djathtas, njëherë shkon majtas?" Unë:"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend, në anën e majtë..." E ndërkohë mendova:",,, pastaj një ditë, do të rritesh. e atëherë do ta kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme, por nuk banon në asnjë prej tyre. Të vjen në fyt, kur je i emocionuar. ose rrëzohet në stomak, kur ke frikë ose kur të lëndojnë. Ka raste kur do ti shtojë rrahjet dhe do të të duket sikur po të del nga kraharori. Por, herë të tjera, nderron rolet me trurin. Kur të rritesh, do të mësosh të marrësh zemrën tënde në duar e ta besosh në duart e të tjerëve. Dhe, në të shumtën e herëve, do të ta kthejnë mbrapsht paksa të dëmtuar. Por ti mos u shqetëso. Do të jetë e bukur gjithsesi. O, ndoshta, do të jetë akoma më e bukur. Por këtë, do ta kuptosh vetëm pas shumë e shumë kohësh. Do të përjetosh ditë në të cila

Histori e shkurtër - Përrallë për budallenjtë (Afrike-Senegal)

Histori nga ato qesh e qaj    Shumë kohë më parë në botë, budallenjtë ishin të paktë në numër, në krahasim me sot. Kur gjenin ndokund një të tillë, e largonin menjëherë nga vendi. Në ditët e sotme, do të duhet të largosh pothuaj gjysmën e banorëve dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Por si shpjegohet që ka kaq shumë budallenj mes nesh? Ja si kanë shkuar gjërat...  Një ditë tre budallenj të cilët ishin dëbuar nga një fshat, për shkak se merreshin shume me thashetheme, u gjendën në një udhëkryq dhe thanë: "Ndoshta do të bëjmë diçka të dobishme nëse bashkojmë zgjuarsinë e tre kokave budallaqe." E vazhduan rrugën së bashku; pas pak kohe, arritën para një kasolleje, nga e cila doli një i moshuar, i cili i pyeti: "Ku po shkoni?" Budallenjtë ngritën supet dhe u përgjigjën:"Ku të na shpien këmbët. Na kanë dëbuar nga fshati për shkak të idiotllëkut tonë." I moshuari u përgjigj: "Atëherë hyni brenda. Do t'ju vë në provë." Ky i fundit

Përgjigjja iken tej, me erën - Bob Dylan

...Ikën tej me erën gif - pinterest Sa rrugë duhet të përshkruaj një njeri Para se ta quajmë "njeri" Eh, e në sa detëra duhet të fluturojë një pëllumb i bardhë Para se të qetohet mbi rërë? Eh, e sa herë duhet të fluturojnë predhat nga një top Para se të ndalohen përgjithmonë? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën Sa herë një njeri duhet të shohë lart Para se të shohë qiellin? Eh, e sa veshë duhet të ketë një njeri Para se të dëgjojë njerëzit të qajnë? Eh, e sa vdekje do të duhen, që ai të dijë Se kanë ikur shumë persona nga kjo jetë? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën Sa vite mund të rezistojë një mal Para se të zhduket, i gëlltitur nga deti? Eh, e sa vite duhet të jetojnë ca njerëz Para se të njohin se ç'është liria? Eh, e sa herë duhet të kthejë kokën në anën tjetër një njeri Duke u shtirur se nuk sheh? Përgjigjja, mik, ikën tej me erën Përgjigjja ikën tej me erën...