Passa ai contenuti principali

Post

BUFJA...Une...

Bufja Mëngjeseve Me diell Me shi Kur shkoja n'shkollë, Më percillte  n'rrugic'n e vetmume. Kajherë, edhe n'terr, Prej mjegullës e mbulume. Ecte njatë meje kokë ulun Bufja.     *** Sa e sa vite ma parë...      *** Për një moment Me dhimsej Se mos harronte rrugen,  n'shpi me ardhë E  i thosha: - Bufe, mjafton, Hajt, kthehu n'shpi pra. E ajo n'çast Kthehej mrapsht  me nji përkulje t'leht'  Sikur ishte tuj m'pershnetë E un' e kuptoja Për mu kishte ardhë. Rrugën vazhdoja buzagaz Tuj shikju anash Se mos ndokush  kishte me thanë Me ke flet ajo, çka ban...                *** Kur, atje u ktheva Bufja nuk ishte ma... Asokohe  se kuptoja randsinë e saj Tash e ndjej se  vlente ma shumë se disa njerz t'pavlerë.                   *** Bufja  e dashtun,  nuk ishte imja. Ishte qenushi i kojshisë... k oha pa titull E kam Një dashuni t

Anektoda për njerëz të mençur - Diogjeni

Diogjeni (Historian grek i antikitetit) * E pyetën Diogjenin: - Sipas teje, si ka mundësi që njerëzit, te cilet japin lëmoshë të verbërve e të gjymtuarve, nuk shpenzojnë para për të dëgjuar fjalët e një filozofi? Ai u përgjigj:- Sepse njerëzit kanë frikë se mos bëhen të verbër ose të gjymtuar, ndërsa nuk kanë frikë të bëhen filozofë. *Ai shkonte në zemër të ditës rrugeve me një fener të ndezur ne duar. Atij që e pyeste se përse e bënte këtë, i përgjigjej:- Kërkoj një njeri. * Aleksandri i madh takoi Diogjenin. U afrua pranë tij dhe i tha që të shprehte një dëshirë, të cilën, meqe ishte mbret, do t'ia kishte përmbushur ai vetë.  Diogjeni iu përgjigj:- Hiquni, ju lutem, se hija jote po më pengon diellin. Aleksandri e pyeti: Nuk ke frikë prej meje? Diogjeni u përgjigj: - Ju jeni një gjë e mirë apo e keqe? E mirë.- U përgjigj Aleksandri. Diogjeni mbylli dialogun duke thënë: - Atëherë, përse duhet të kem frikë nga ju? * Njëherë e panë tek po fliste me një statuj

Mami, tregomë një përrallë - Magjistari me emrin Acar

Nj ë  p ë rrall ë  ruse (lufta e perjetshme mes se mires e se keqes)   Na ishte njeherë një fshatar i moshuar, i cili, pasi i kishte vdekur gruaja, ishte martuar për së dyti. Ai kishte një vajzë, por edhe gruaja kishte një tjetër, por të vrazhdë e të pahijëshme. Ajo e urrente bijën e bukur, të sjellshme e të embël, dhe nuk e linte asnjëherë të qetë. Njerka e ligë dhe e pabesë nuk ndalonte së keqtrajtuari vajzën e shkretë, e bënte të vuante e të lotonte.  E një ditë e detyroi burrin e saj ta çonte at ë  në pyll. "Nuk dua as ta shoh e as ta dëgjoj më." I tha ajo. Burri u d ë shp ë rua, por kishte frikë nga gruaja e tij e ligë, ndaj iu bind urdhërit të saj. Hipi mbi një slitë bashkë me të bijën, e me të mbërritur në pyllin e dendur, mbuluar me borën e bardhë, e bëri të ulej dhe e la aty, krejt vetëm, pranë një grumbulli të madh me borë. Vajza lotonte dhe përmes lotëve lutej.  Por ja tek u shfaq para saj magjistari Acar, i cili nisi të  kër

THENIE TE BUKURA PER GRATE

"Gratë që bëjnë ndryshimin" Kur shkruan për një grua duhet të ngjyesh penën tek ylberi dhe fleta duhet tharë me pluhurin e krahëve të një fluture                                                                            D. Diderot Gratë që kanë ndryshuar botën nuk ka qenë e nevojshme të demonstrojnë asgjë, përveçse INTELIGJENCEN e tyre                             R.L.Montalcini Bukuria e një gruaje nuk qëndron në pamjen e saJ. Bukuria e vërtetë reflektohet tek shpirti i saj. Duket në DASHURINE që ajo dhuron, e në PASIONIN që shfaq. Bukuria e një gruaje shtohet me kalimin e viteve.                                                                                                             A. Hepburn Gratë e forta nuk bëhen viktima, nuk e shikojne veten me keqardhje dhe nuk ua bëjnë me gisht të tjerëve. Ato rezistojnë dhe ia dalin përballë çdo vështirësie                                                                                                  

HAIKU

Poezi e shkurter me tre vargje - haiku Haiku është një formë e poezisë e shpikur në Japoni. Ata që e shkruajnë, përqëndrojnë mendimet e tyre në numërimin e rrokjeve. Kjo është forma bazë. Një haik i ngjan një recete, e cila duhet të ketë përbërësit e duhur për t'u quajtur e tillë. *  Ka vetëm tre vargje me shtatëmbëdhjetë rrokje: pesë(vargui i parë) / shtatë (vargui i dytë)/ pesë(vargu i tretë). *  Duhet të përmbajë një "kigo" që do të thotë një fjalë që ka lidhje me stinët, e që bën pjesë në traditat japonese si p.sh: të përdoret fjala: lulëzim për të treguar pranverë. *  Haiku ështe zakonisht shprehi e situatave dhe emocioneve të përditshme. Ja disa haike perkthyer nga anglishtja Sa deshti era ta bëjë pëmën e shelgut lëmsh e li                                 Chijo-ni Asgjë s'ekziston që të ngjajë kaq shumë hënës së verës                               Basho Le të shkrihet në shirat e dimrit silueta ime që pas m'ndjek        

Legjenda e Diellit

 Njëherë e një kohë, dielli shfaqej vetëm për një moment: nxirrte kokën e tij të zjarrtë në lindje dhe më pas zhdukej menjëherë, pa kryer një rrotullim të plotë. Mirëpo, në pyll, krejt të vetmuar, na jetonin një vëlla e një motër, te cilët merreshin me gjueti dhe me peshkim. Ata kishin frikë se, duke qënë se toka ngrohej per një kohë shumë të shkurtër, ishte e mundur që format e jetës të shfaroseshin nga mungesa e dritës dhe  nga të ftohtit. Ata ishin gjahtarë shumë të zotë. Ndaj, kjo cilësi e tyre, u erdhi në ndihmë.  Ata vendosën që ta detyronin diellin që të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës. Një mëngjes, motra shkoi në pyll dhe, në majat më të larta të pemëve, lidhi ca fije të gjata e shumë rezistente. Mengjesin e dites tieter, menjëherë pas lindjes së diellit, motra u kthye në pyll, aty ku kishte përgatitur kurthin. Në majën e një bredhi pa imazhin e rrumbullaktë të diellit, që po mundohej të çlirohej, pasi  kishte ngecur në lak e gati sa nuk po mbytej.

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:) "...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.      - Nuk jam i trishtuar.      - Sigurisht që je.      - Nuk është tamam ashtu,- më tha. Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar. Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.      - Unë po pres,- me tha.      - Cfarë po pret?      - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."                                                      (Alessandro Barico - "questa storia")                                                             shqip. M.C