Passa ai contenuti principali

Post

Legjenda e Diellit

 Njëherë e një kohë, dielli shfaqej vetëm për një moment: nxirrte kokën e tij të zjarrtë në lindje dhe më pas zhdukej menjëherë, pa kryer një rrotullim të plotë. Mirëpo, në pyll, krejt të vetmuar, na jetonin një vëlla e një motër, te cilët merreshin me gjueti dhe me peshkim. Ata kishin frikë se, duke qënë se toka ngrohej per një kohë shumë të shkurtër, ishte e mundur që format e jetës të shfaroseshin nga mungesa e dritës dhe  nga të ftohtit. Ata ishin gjahtarë shumë të zotë. Ndaj, kjo cilësi e tyre, u erdhi në ndihmë.  Ata vendosën që ta detyronin diellin që të bënte një rrotullim të plotë rreth tokës. Një mëngjes, motra shkoi në pyll dhe, në majat më të larta të pemëve, lidhi ca fije të gjata e shumë rezistente. Mengjesin e dites tieter, menjëherë pas lindjes së diellit, motra u kthye në pyll, aty ku kishte përgatitur kurthin. Në majën e një bredhi pa imazhin e rrumbullaktë të diellit, që po mundohej të çlirohej, pasi  kishte ngecur në lak e gati sa nuk po mbytej.

Edhe ju prisni dicka?

Pritje te mbare:) "...- Përse je i trishtuar?- e pyeta.      - Nuk jam i trishtuar.      - Sigurisht që je.      - Nuk është tamam ashtu,- më tha. Më tha se sipas tij, njerëzit jetojnë me vite, por, ata jetojnë vertet, vetëm një pjesëz të vogël të këtyre viteve, domethënë atë pjesëz në të cilën arrijnë të realizojnë, atë për ç'ka kanë ardhur në jetë. Atëherë, janë të lumtur. E, gjithë kohën tjetër e kalon duke pritur ose kujtuar. Kur pret ose kujton, - më tha, - nuk je, as i lumtur e as i trishtuar. Dukesh i trishtuar, por thjesht po kujton ose po pret. Njerëzit që presin nuk janë të trishtuar, e as ata që kujtojnë nuk janë të tillë. Thjesht janë larg.      - Unë po pres,- me tha.      - Cfarë po pret?      - Po pres të realizoj detyrën për të cilën kam ardhur në jetë..."                                                      (Alessandro Barico - "questa storia")                                                             shqip. M.C

Femijet jane si balonat Erna Bombeck

Fëmijët janë si balonat. E kalon jetën duke u munduar ti ngresh më këmbë.Vrapon e vrapon derisa mbeteni pa frymë që të dy... e siç ndodh me balonat rrëzohen përsëri në tokë. E ti e merr në duar, e rregullon, i jep zemër e mëson. I sheh tek ringrihen në erë dhe i siguron se së shpejti do të mësojnë të fluturojnë. E së fundmi, kur janë në ajër, tamam atëherë duhet më shumë fije, e ti vazhdo tu japësh. Për çdo metër të perit që lëshon nga dora jote, zemra të mbushet me gëzim e trishtim njëkohësisht. Ditë pas dite balona largohet gjithnjë e më shumë, e ti e ndjen se nuk do të kalojë shumë kohë, derisa ajo krijesë e bukur të këpusë fijen që ju bashkon dhe të ngrihet lart, sepse është e drejtë kështu, e lirë, e pa ty. Atëherë, vetëm atëherë do ta kuptosh se e ke kryer detyrën tënde!!!...                                                                                perktheu nga ital.MC

Do ta shkruaj ne ere (Lo scriverò nel vento)

DO TA SHKRUAJ NE ERE Kendon: Deniz Unel (Turqi) Kenge pjesemarrese ne edicionin e 49-te te Zecchino D'oro (2006). Eshte nje nder kenget me te bukura per femije, qe kam degjuar, qofte per tekstin, qofte per muziken. Mesazhi qe percjell eshte i perboteshem: Paqe per gjithe njerezimin. Solistja: Do ta shkruaj ne ere me te kuqen e perendimit te ketij qytetit tim, se e dua shume boten e ajo do ta shperndaje ne gjithesi, e di. Solisti +Kori: do te fryj nder detera per ta bere te lundroje Solisti : kushedi ku do te mberrije Solisti+kori : do ta lexojne njerezit e kontinentit tjeter SOLISTI: e do te me kthejne pergjigje. Kori : do jemi te gjithe miq, do jemi mijera zera                               nje kor qe duke kenduar do te fshije... Solisti: gjuhet, nuk do kene me vlere largesite...  e c'bote do jete kjo bote Solisti+Kori: Ne paqe do te jete! Ne paqe do te jete! Solisti : Gel arkadas olalim Bin seslerle koro kuralim Kori: ere fryj me ngadale

NJË ZEMËR PËR TË ARDHMEN

Poezi nga poeti rus Semën Kirsanov. Perktheu shqip M•C

VJESHTË...Atje...

                             

Femijet K.Gibran

 FEMIJET  ( shkeputur nga libri "Profeti" i  autorit Khalil Gibran ) Femijet e tu nuk jane femijet e tu Jane bijte e bijat e vete jetes Ti i sjell ne jete por nuk i krijon Jane me ty, por nuk jane e jotja prone Mund t’u japesh gjithe dashurine qe ke Por jo ide Sepse ata kane idete e tyre Duhet t’i japesh strehe qenies  Por jo shpirtit te tyre Se shpirti i tyre ka strehen tek e ardhmja E aty nuk te lejohet te hysh As edhe permes endrres Mund te deshirosh atyre t’u ngjash Por mos kerko te te ngjajne ty ata Se jeta nuk shkon mbrapsht E as nuk ndalet ne te djeshmen Ti je veç harku qe leshon ata si shigjete  Ne te ardhmen Khalil Gibran Shqip M.C